6 σχόλια

Çfarë parashikon Kodi i emigracionit dhe integrimi social ?

άδεια-παραμονής

LEJA E QËNDRIMIT ME KOHË TË ZGJATUR (5 VJEÇARE-EPI MAKRON DHIAMENONTOS). 

Kjo leje, sipas ministrisë do i japi të drejtën rreth 358.000 emigrantëve të ligjëshëm që jetojnë në Greqi, të punojnë dhe të jetojnë dhe në vënde të tjera të Bashkimit Europian. Hiqen të gjitha lejet dhe kthehen në leje 5 Vjeçare. Nga 50 leje qëndrimi që ekzistojnë sot, ato bëhen 19 Hiqen 20 kritere(dikeologjitika) për rinovimin e lejeve të qëndrimit Hiqen proçedura burrokratike që vështirsonin rinovimin e lejes të qëndrimit Proçedura dhe lehtësime për emigrantët e gjeneratës të dytë (Dhefteri gjenia metanaston) Fëmijët që kanë lindur ose janë rritur në Greqi do ju jepet leje qëndrimi me kohë të zgjatur (5vjeçare) dhe lehtësohen proçedurat e rinovimit. Kështu që shmanget mundësia që fëmijët të kërkojnë nështetësi vetëm për të përfitiar lehtësimet që të jep ajo. Ndryshon proçedura kërkesave dhe transferimi e emigrantëve Do krijohen proçedura të shpejta për të gjithë emigrantët që investojnë në Greqi Lehtësime për krizën ekonomike.

Emigrantë të papunë që jetojnë vite në Greqi nuk do quhen të paligjëshëm. Ndryshime në ligjet e punësimeve dhe emigracionit. Hiqet kontrata e punës, ensimat dhe kuota e të ardhurave vjetore Parashikohet që për të pasur një emigrantë biznes të tij duhet të jetë paisur vetëm me leje qëndrimi me kohë të zgjatur, dhe me asnjë lloj leje tjetër Ndryshojnë proçedurat e bashkimit familjarë. Do bëhen teste speciale për të vërtetuar lidhjen familjare, si dhe do hiqet kuata ekonomike për bashkim familjarë.

Çfarë parashikon ligji i ri i emigrantëve , Kodi i Emigracioni dhe Integrimit Social
për ato që nuk përmbushin pullat (ensimat)?
Ky është një problem që hasin me qindra mijëra emigrantë , të cilët për shkak të krizës ekonomike kanë ngeluar pa punë dhe nuk përmbushin numrin e pullave(ensimat) për të bërë lejet e qëndrimit ose për ti rinovuar ato.

Sipas ligjit të ri të emigracionit:
NENI 15 me titull «Dhënja dhe Rinovimi i Lejeve të Qëndrimit për punësim në varësi»( Χορήγηση και ανανέωση άδειας διαμονής για εξαρτημένη εργασία) parashikon që për të nxjerrë leje qëndrimi ose për të rinovuar atë duhen që emigranti të ketë mbledhur numrin minimal të pullave që duhet, sipas nenin 137, paragrafi 6 i Kodit të Emigracionit. Siç e dimë numri minimal është 120 pulla
Gjithashtu NENI 15 parashikon se nëse emigranti nuk ka përmbushur numrin minimal të pullave, ka mundësi të blej ditët e siguracionit deri në shifrën 20% e pullave të nevojshëme nga neni i mësipërmë. Në rast rinovimi për dy ose 3 vjet, mund të blej duke plotosuar totalin e dyvjeçarit ose trevjeçarit.

NENI 139 Paragrafi 14:
Kërkesat e rinovimit të lejes të qëndrimit për punësim në varsi, shërbime, pune të cilat janë në pritje për aprovim , si dhe lejet e qëndrimit që skadojnë deri në datë 30.6.2014, dhe nuk përmbushin kriteret e rinovimit për shkak të mos patjes të numrit të duhur të sigurimeve siç ajo përcaktohet nga ligji 15055/546/2011 (ΦΕΚ 1886 Β΄), mund të kryej rinovimin vetëm me anë të librit të shëndetësisë në fuqi.
Gjithashtu në këtë statut hyjnë dhe lejet të cilat janë hedhur poshtë gjatë viteve 2012-2013 për shkak të mos patjes të të lartpërmendurave, dhe të cilët ndodhet në proçes mbrojtjeje gjygjësore dhe me kushtin që heqin dorë nga proçesi.
Çfarë është shërbimi One Stop Shop.
Shërbimi One Stop Shop do jenë qëndra të cilat do zëvëndësojnë punën që bëhet në këtë moment në qendrat e shërbimit (KEP) për emigrantët në Bashkinë Greqi. Në këto qëndra do bëhte aplikimi për lejet e qëndrimit dhe po në të njëjtat qëndra do jepen lejet e qëndrimit për emigrantët në Greqi.
Me këto qëndra, pritet të përshpejtohet proçedura e marrjes të lejes të qëndrimit, për faktin se lejet këtej e tutje do jepen nga qëndrat “One Stop Shop”, si dhe jo nga prefektura. Dmth do eliminohet sistemi aktual Bashki-Prefekturë, i cili me reduktimin e punonjësve ka krijuar shumë probleme me marrjen nga emigrantët e lejes të qëndrimit. Ky është dhe shkaku kryesorë pse shumë leje dalin të skaduara.
Parashikohet që nga shërbimi “One Stop Shop” të lehtësohen dhe vetë emigrantët që aplikojnë për leje qëndrimi, sepse në këtë shërbim do bëhet e mundur të paguhet taksa e emigracionit (paravolo), do merren vërtetimet në mënyrë elektronike nga institucionet e tjera siç është fjala vjen IKA, etj.
Gjithashtu në këto shërbime emigrantët do kenë mundësi të informohen rreth proçedurave të emigracionit si dhe për ecurinë e dosjes të tyre.

Gazeta Fjala Jonë nëpërmjet z.Fatos Malaj

About these ads

6 comments on “Çfarë parashikon Kodi i emigracionit dhe integrimi social ?

  1. Epergezoje ligjin e ri per emigracjonin i falenderoj te gjithe ata qe punuan per kete ligje
    Dua te them dicka per paravolat te jene simbolike si ne gjithe boten ku ka emigrante di me saktesi sa paguajn emigrantet ne cdo shtet te botes Gjermani Itali Kanada Amerik Australi etj perlejen e qendrimit paravolat qe paguajm deri sot ne greqi jane shume te larta per mendimin tim eshte vjedhje sepse ne emigrantet i nxjerrim leket me gjakbejme punet me te veshtira dhe mundohemi qe te shkollojme femijet qe te jene te afte dhe te behen me te mire se ne qe ta cojne shoqerin me perpara dhe ne kete moment shume emigrante nuk kane mundesi ekonomike jam shume dakortqe duhen paguar si dhe taksat qe mbahet shteti por te jene te llogjikeshme me respekt Leonardi

  2. mire dhe bukur shkruhen ne leter…..le te shpresojme te behen realitet…….

  3. ishalla me kismet zotit ndoth dhe kjo gje por dhe shum si besojme se nga gjith keto ligje qe ata kan nxjerre vetem disa jan zbatuar ne realitet…..

  4. ne itali parabolo kushton 16 euro

  5. ne greqi esht korupsion i vertet po perzen familiet qe kan 20 vjet ne greqi dhe femijet i hoqen nga shkolla.

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

WordPress.com Logo

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Log Out / Αλλαγή )

Twitter picture

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Log Out / Αλλαγή )

Facebook photo

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Log Out / Αλλαγή )

Google+ photo

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Log Out / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 950 other followers

%d bloggers like this: