Σχολιάστε

Ministria: Qumështi jo i dëmshëm

Pas alarmit lidhur me përmbajtjen mbi normat e lejuara të BE-së së Aflatoksinës në disa lloje qumështi të prodhuara në vend dhe atyre të importit, Ministria e Bujqësisë qetëson konsumatorët duke deklaruar se substanca e demshme është vërtet mbi normat e lejuara të BE-së, por larg normave të rrezikut për shëndetin.

«Në pritje të analizave nga një laborator i akredituar në Breshia të Italisë, që është laboratori i referencës përsa i përket produkteve të qumështit në Itali, me përgjegjësi të plotë garantojmë konsumatorët shqiptarë se shëndeti i tyre nuk është aspak i rrezikuar. Nivelet e dyshuara janë shumë larg normave të rrezikut për shëndetin e tyre», thotë Gani Moka, drejtor i Politikave të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Moka sqaroi se niveli i Aflatoksinës është i njëjtë në të gjitha llojet e qumështit të prodhuara në Ballkan, pra mbi nivelin e lejuar të Bashkimit Evropian.[/h][h=3]»Ju informojmë se analizat paraprake na tregojnë që niveli i Aflatoksinës është pak a shumë i njejtë në të gjithë qumështit të prodhuar në të gjithë shtetet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën. Shkaqet e pranisë në qumësht janë të një karakteri sezonal», theksoi Moka.

Të pyetur nga Top Channel se sa është realisht niveli i Aflatoksinës në këto lloje qumështesh, zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë sërish nuk japin asnjë përgjigje.

«Në ato lote që janë kapur me qumësht me Aflatoksinë, që dyshohen mbi normë, që edhe Instituti i Kërkimeve Veterinare të Sigurisë Ushqimore këtu në Tiranë i ka të nxjerrë po të njëjtat me atë që ka referuar Instituti i Kosovës, nuk e kemi si shifër, sepse këto janë tejet të besueshme si profesionistë, por ne presim përgjigjen nga një laborator i akredituar nga BE dhe shumë shpejt do të kemi rezultatet», tha Moka.

top-channel.tv

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: