Σχολιάστε

Privatizimi i 4 HEC-eve

Komisioni i ekonomisë miratoi me proçedurë të përshpejtuar kontratën e shitjes së katër hidrocentraleve te kompania turke “Kurum”. Drafti u miratua vetëm me votat e mazhorancës.

“Unë nuk mundem të gjykoj dhe të votoj, kur nuk kam qenë fare pjesë e një procesi tenderimi dhe, për më tepër, kur ai proces tenderimi realizohet me letra të bardha”, tha Braçe.

Deputetët e opozitës kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar marrëveshjen, por kërkesa u refuzua nga kryetari demokrat Edmond Spaho.

“Ne kërkojmë, ua kemi thënë edhe herë tjetër, që mbledhja të organizohet nesër në 9 të mëngjesit”, tha Braçe, ndërkohë që Spaho u kundërpërgjigj: “Jo, mbledhja do të vazhdojë sot”. “Mund të vazhdoni vet, pasi me letra të bardha mund të votoni vetëm ju”, replikoi Braçe, në largim e sipër.

Pas largimit të opozitës, zv/ministri i ekonomisë, Enno Bozdo, deklaroi se fletët e bardha në kontratë lidhen me shkaqe teknike.

“Në qoftë se do kishim futur çdo gjë, kjo kontratë do të vinte këtu me më shumë se 7 mijë faqe dhe këtë e them në shifra reale”, u shpreh Bozdo.

“Po të shikojmë çmimin, është një element shumë i rëndësishëm dhe që ne jemi përgjegjës para opinionit publik, është nga më të lartët e realizuar. 1,2 milionë euro për 1 mË të instaluar”, tha Spaho.

Pas votimit të marrëveshjes së HEC-eve, komisioni miratoi dhe një tjetër kontratë të rëndësishme. Atë të licencës së lotarisë kombëtare, një biznes që pritet të gjenerojë miliarda lekë, sipas vetë qeverisë.

“Në biznesplanin që ka paraqitur subjekti Austria Lottery llogaritet që në periudhën 2013-2017 të ketë afërsisht te 50 miliardë lekë xhiro, në territorin shqiptar dhe për këtë arsye, të ardhurat janë të larta, pasi 10% të xhiros totale do të jetë e ardhur direkt në buxhetin e shtetit, njëkohësisht do të kemi 0,5% të të ardhurave totale do të kalojnë për taksë ndaj lojërave të fatit, si dhe një element mjaft të rëndësishëm që është 2,2% për “Good Causes”, tha Dorian Teliti, sekretar i përgjithshëm, Ministria e Financave.

Dy marrëveshjet e miratuara pritet që, shumë shpejt, të kalojnë për votim edhe në seancë plenare, akti i fundit që zyrtarizon transferimin e këtyre dy aseteve te privatët.

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: