Σχολιάστε

“Harta e arit të zi në Greqi”(VIDEO)

images

Pas përfundimit të kërkimeve sizmike katër mujore të anijes Nordic Explorer, dy gazetat më të mëdha të së dielës në Greqi publikojnë për herë të parë hartat detare të zonave të pasura në rezerva natyrore me naftë dhe gaz, në jug të Kretës dhe në detin Jon. 

REAL NEWS që del me titull kryesor “Harta e depozitave”, thekson se një raport i fshehtë me sasinë e hidrokarbureve dhe hartat përkatëse ndodhet tashmë në zyrën e kryeministrit Samaras.Vetë ministri i Ambientit dhe Energjisë, Evangjelos Livieratos, ka deklaruar disa orë më parë se “kërkimet kanë dalë me sukses të plotë”, ndërsa edhe zv/presidenti i kompanise eksploruese PGS ka thënë se “ekzistojnë depozita të mëdha me hidrokarbure në Kretë dhe në detin Jon”.

Nga ana e saj edhe gazeta PROTO THEMA në artikullin e saj me titull »Harta e arit të zi në Greqi”, shkruan tekstualisht “çelës për naftën greke është Korfuzi dhe se pikërisht kjo hartë do të zbulojë gjithë lojën që do të luhet në vitet e ardhshme në zonën jugore dhe veriore të këtij ishulli si dhe në afërsi të kufijve detarë të Greqisë me Shqipërinë. Gazeta ju referohet burimeve të brendshme të kompanisë që kreu kërkimet sizmike të cilat shprehen se rezervat janë shumë më të mëdha se sa parashikimet, ndaj dhe kompania PSG e rriti buxhetin e saj të shpenzimeve me 30 milionë euro më tepër, për të krijuar një imazh të qartë përsa u përket këtyre rezervave.

Anija norvegjeze ka kryer kërkimet e saj në disa zona detare me përmasa 100 km katrorë në veri të ishullit Paksos në detin Jon si dhe në jugperëndim dhe veriperëndim të Korfuzit pranë kufijve shqiptarë. Pikërisht në këtë zonë si dhe në Katakolo, pranë gjirit të Patrës, gjenden sipas hartave të reja edhe rezervat më të mëdha të naftës të cilat kanë çelur prej kohësh buzëqeshjen e Athinës sepse në përllogaritjet më pak optimiste vlerësohen që do të sjellin në arkat e shtetit të paktën 150 -250 miliardë euro në 30 vitet e ardhshme.

Vlen të përmendet se 3 kompani tepër të fuqishme si amerikania EXXON MOBIL, norvegjezja STATE OIL dhe francezja TOTAL kanë shprehur interesin e tyre tepër të madh dhe janë të gatshme të marrin pjesë në tenderat që do të shpallë qeveria greke në muajt e ardhshëm.

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: