Σχολιάστε

Ndërron jetë Hugo Chavez

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjecare, pas muajsh të tërë “lufte për jetën”. 

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëspresidenti i Venezuelës. Chavez nuk ishte shfaqur në publik, që prej rikthimit të tij në Venezuelë muajin e kaluar, pas trajtimit të kancerit në Kuba.

Nicolas Maduro, tepër i emocionuar, bëri të ditur lajmin mbasditen e së martës, ditë gjatë së cilës Venezuela largoi edhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, për shkak se akuzojnë SHBA-të për ndërhyrje në shkatërrimin e politikës së vendit të tyre.

Një ditë më parë u bë e ditur se presidenti i Venezuelës vuante nga një infeksion i ri i rëndë në rrugët respiratore, teksa gjatë ditës së sotme, ai ishte futur “në orët më të vështira” të betejës kundër sëmundjes së tij.

Zëvendëspresidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, kryesoi një mbledhje urgjente te qeverisë dhe ushtrisë, ndërsa raportet për gjendjen delikate shëndetësore të presidentit Chavez ishin duke u shtuar ora-orës, gjatë ditës së sotme.

Chavez rrezikoi jetën në dhjetor, kur pas operacionit të katërt për heqjen e një tumori, vuajti nga një infeksion, duke rënë në koma për disa ditë.

Megjithatë, gjendja e vërtetë shëndetësore e Chavezit u mbajt një sekret shtetëror në Venezuelë, deri në momentin e fundit të jetës.

Gjatë fjalimit me ministrat, Maduro hodhi hije dyshimi se sëmundja e Chavezit mund të jetë e shkaktuar. Sipas Agjensisë Italiane të Lajmeve “ANSA”, duket se ai ka thënë se ndaj Chavez është përdorur i njëjti skenar për t’a eliminuar si në rastin e ish-liderit të Autoritetit Palestinez, Yasser Arafat.

Sipas Maduros, “ekziston një plan për të destabilizuar Venezuelën nëpërmjet eliminimit të Chavez” dhe për këtë, ai kërkoi ngritjen e një komisioni hetimi të përbërë prej shkencëtarëve vendas që do të vërtetojnë nëse Chavez mund të jetë helmuar apo jo.

top-channel

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: