Σχολιάστε

Ndahet nga jeta aktori i njohur Roland Trebicka

Aktori Roland Trebicka është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare. Ai vuante prej disa vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe nuk ka mundur dot që t’i mbijetojë asaj. Trebicka konsiderohet si një prej aktorëve më të mirë të teatrit shqiptar, me rolet e tij të shumta, teksa është bërë i pavdekshëm me rolin e Jovan Bregut tek komedia “Pallati 176”.

Ndërkohë që në familjen Trebicka janë hapur dyert e mortit, vajza e aktorit ka bërë të ditur se babi i saj vdiq duke menduar për familjen, madje u ka lënë amanet që të mos qajnë e të mos dëshpërohen nga humbja e tij.

Kryetari i Partisë Socialiste ka ngushëlluar në rrjetin social Twitter dhe Facebook mbi vdekjen e aktorit të madh, Roland Trebicka.

“Çfarë lajmi i keq vdekja e Roland Trebickës! Komik i pashoq, njeri i mrekullueshëm, i lehtë dheu, ngushëllime familjes e miqve të të ndjerit”.

Karriera

Roland Trebicka lindi në Korçë, në vitin 1947.

Karriera e tij si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961-shin.

Ndoshta që këtu e ardhmja e tij ishte vendosur. Humori spontan, i cili i buron dhe në momentet më të vështira u shqua qysh në në kohën e shërbimit ushtarak, ku shërbeu si aktor në Estradën profesioniste të SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore), e njohur si “Estrada e Ushtarit”.

Vitet në këtë trupë profesioniste ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. U bë anëtar i trupës së Teatrit Kombëtar më 1971-shin dhe punoi aty deri në vitin 1999.

Pas një përvoje trevjeçare me kompaninë “Publimedia”, u kthye në Teatrin Kombëtar. Shumë e identifikojnë me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”, por rolet e Trebickës në teatër janë të shumta.

Në 40 vite karrierë ka realizuar një mori rolesh si atë të Xhenarinos te “Magjia e madhe”, Zganarelit te “Don Zhuani”, Hlestakovit te “Inspektori” (“Revizori”), për të ardhur më afër në kohë me pjesë si “Si e mposhta Musolinin”, “Pleshti në vesh”, “Magjia e verës së kuqe”, “Berberi i Seviljes”, “Dadot”, etj. Në vitin 2002, për rolin e Rojës te “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për çmimin “Aktori më i mirë mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental në Kajro. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden “Ëndërr për një karrige” dhe “Koncert në vitin 1936”.

Është nderuar me titullin “Artist i merituar” .

gazeta tema

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: