Σχολιάστε

KESH hap portat, përmbytet Shkodra(VIDEO)

Reshjet masive në ditët e fundit kanë rritur fort prurjet në kaskadën e Drinit duke e detyruar Korporatën Elektroenergjetike të nisë shkarkimet e ujit. 

Përmes një njoftimi zyrtar KESH njoftoi se niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka arritur kuotën 287.2 metra, rreth 9 metra poshtë kuotës maksimale. Sipas KESH aktualisht prurjet në këtë basen janë në nivelin 1000 metër kub në sekondë. Në HEC-in e Komanit niveli i ujit është rreth 175 metra ndërsa prurjet, prurjet 1160 metër kub në sekondë.

KESH thotë se për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë, në zbatim të rregullores se miratuar nga sekretariati teknik për shkarkimin e plotave ka nisur shkarkimin në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.

Sipas KESH në Hidrocentralin e Komani-t po punohet me kapacitet maksimal dhe shkarkimet janë 600 metër kub në sekondë nga portat dhe 670 metër kub për sekondë nga turbinat. KESH bën të ditur se me kapacitet maksimal po punohet edhe në Hidrocentralin e Vau i Dejës. Në këtë HEC shkarkimet janë respektivisht 600 metër kub për sekondë nga portat dhe 520 metër kub nga turbinat.

Përmirësimi i situatës hidroenergjetike është një lajm i mirë për ekonominë kombëtare pas dy vitesh krize të egër thatësire, e cila e zhyti sistemin energjetik të vendit në një zinxhir borxhesh dhe në prag kolpasi, që kulmoi me largiumin e CEZ.

Shkodër, nisin përmbytjet

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: