Σχολιάστε

Greqi: Dënim maksimal shqiptarëve të bandës me Kallashnikov

Vendime të rënda ka dhënë gjykata e Athinës për 5 shqiptarë të arrestuar në tetor të vitit 2011 në Greqi, me akuzën për krijimin e organizatës kriminale, grabitjes, përdhunimit, dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjykata dha dënimin me 25 vjet burg, për çdonjërin nga 5 nga të arrestuarit shqiptarë, që është dënimi maksimal që mund të shqiptohet nga gjykatat greke për këto akuza. I gjashti u shpall i pafajshëm dhe një tjetër person është ende në kërkim.

Aleksandër Dhimitër Pepa lindur në 1990, Ermir Bilbil Meta lindur në vitin 1991, Ervis Bilbil Meta lindur në vitin 1996, Enea Anton Pano lindur në vitin 1987, Sokrat Jorgji Meniko lindur në vitin 1989, që u arrestuan në tetor 2011 së bashku me një grek, u bënë të njohur si “Banda e grabitësve me Kallashnikov” dhe ishin kthyer në tmerrin e banorëve të Atikës (Glifada, Heliopolis, Alimos Agiropuli Koropi, Paleo Faliro).

Policia dokumentoi 45 grabitje të armatosura që kishin kryer dhe numëron 14 automjete që ata i kanë vjedhur e përdorur për largimin e tyre. Në një dyqan bizhuterish në Heliopolis kanë grabitur bizhuteri me vlerë 80.000 €. Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve u gjetën 3 armë tip Kallashnikov, karrikatorë me fishekë, plumba, predha, një pistoletë, 3 nga makinat e vjedhura, çelësa makinash, sasi të vogla marihuane, shkopinj gome, thika, telefona celularë etj. Policia thotë se ekzistojnë raste, kur ata pasi kanë grabitur, kanë abuzuar seksualisht me femrat që gjendeshin në shtëpi.

Sipas një ndryshimi që pritet të bëhet në kodin penal në Greqi, grabitësit që përdorin armë zjarri do të dënohen me burgim të përjetshëm.

balkanweb

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: