Σχολιάστε

Samaras: Asnjë tolerancë për dhunën dhe racizmin

samaras-antwnis

Do të vazhdojmë ashtu si dhe deri tani, që me masa legjislative kur të nevojitet, të tregojmë tolerancë zero në përballimin e shfaqejeve të dhunës e të racizmit”, deklaroi kryeministri grek, Antonis Samaras, gjatë fjalimit të vet në sinagogën e Selanikut, në përkujtim të 50.000 çifutëve grekë që u shfarrosën në kampet naziste të përqëndrimit, me rastin e 70 vjetorit të nisjes së trenit të parë për nëkampin famëkeq të Aushvicit.

Fenomenet e racizmit dhe të neonazizmit po shfaqen përsëri në Europë, për shkak të krizës, tha kryeministri dhe shënoi: “Tani, fronti kundër neonazizmit është më pretendues se çdo herë tjetër, tani, fronti kun dër antisimitizmit është më intensiv, tani është që nuk duhet të lejojmë apatinë, vetëkënaqësinë të brejnë shtetet, popujt e Europës. Ju garantoj se në Greqi nuk do të lejojmë të ndodhë një gjë e tillë”.

Mesazhe kundër nazizmit dërguan kryeministri i Izraelit, Benjamin Netayahu, kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras, me përshëndetje që u lexuan gjatë përkujtimores. Ato mesazhe konsistonin në frazën “kurrë më holokaust, kurrë më genocid”.

Kryeministri i Izraelit theksoi se “duhet të përballojmë rrezikun para se të jetë vonë”, ndërsa Tsipras kërkoi që të hiqen nga rrugët e Selanikut emra personsh që bashkëpunuan me nazistët, “të mos lejojmë genocide të tjera, të mos çelë ‘veza e gjarpërit’”.

 

AMNA

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: