Σχολιάστε

500 të burgosur shqiptarë do të riatdhesohen

ΤΡΙΚΑΛΑ - ΑΠΟΔΡΑΣΗ 11 ΚΡΑΤΟΥΜΕΝΩΝ ΑΠΟ ΤΙΣ ΦΥΛΑΚΕΣ

 

 Ministria e drejtësisë po shqyrton transportimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet e Greqisë në ato të Shqipërisë.

Zëvendësministri grek i drejtësisë, Kostas Karagunis ka bërë diskutimet e para me zyrtarë të lartë shqiptarë, gjatë konferencës rajonale të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë që u zhvillua në Beograd.

Të dy palët kanë rënë dakord për të filluar negociatat me qëllim që të përcaktohet kuadri dhe kushtet me të cilat të burgosurit shqiptarë në burgjet greke do të mund të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit në burgjet e vendit të tyre.

Sipas burimeve nga ministria e drejtësisë, synimi i parë i palës greke është që 500 të burgosur (që vuajnë akuza për krime të rënda), të transferohen në burgjet e Shqipërisë.

Kjo iniciativë e ministrisë greke të drejtësisë inkuadrohet në përpjekjen për shkarkimin nga mbipopullimi të burgjeve greke, ku mbahen rreth 8.000 shtetas të huaj, 2.500 e të cilëve janë shqiptarë.

Ministria greke e drejtësisë synon që negociata të ngjashme të zhvillojë edhe me Bullgarinë e me Rumaninë.

 

 

© ANA-MPA

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: