Σχολιάστε

Samaras: Zonat ekskluzive ekonomike, pjesë e pasurisë europiane

ΣΑΜΑΡΑΣ Α ΣΥΝΕΔΡΙΟ ΕΥΡΩΜΕΣΟΓΕΙΑΚΗΣ ΣΥΝΕΡΓΑΣΙΑΣ & ΕΠΕΝΔΥΣΕΩΝ

 

Një mesazh për Evropën, e cila me qëndrimin e saj mund të kontribuojë në përpjekjet që po bëhen për përfundimin e shpejtë dhe të sigurt të procedurave për shpalljen e zonave ekonomike ekskluzive (ZEE) jo vetëm nga Greqia, por edhe nga vendet e tjera mesdhetare të Europës, është përcjellë nga Kryeministri grek Antonis Samaras, në fjalimin e tij të hapjes në konferencën e 12-të Bashkëpunimit Euro-Mesdhetar dhe mekanizmit të Investimeve filloi në Athinë të enjten.

Në fjalën e tij Samaras iu referua një bashkimi të mundshëm detar të Greqisë me Qipron dhe me Maltën, “dy shtete ishullorë të Europës. Shikoni në hartë se çfarë shansesh dhe mundësish kolodale krijon për Europën bashkimi i Zonës Ekskluzive Ekonomike të Greqisë me ZEE respektive të Qipros nga lindje dhe të Maltës në perëndim”.

“Përbën një sekret të përbashkët”, vazhdoi më tej Samaras, “se në këto zona detare ekzistojnë bruime energjitike të konsiderueshme. Burimet energjitike që janë zbuluar në Mesdheun Juglindor dhe ato që besohet se do të zbulohen, gjenden kryesisht nën juridiksionin e shteteve europiane. Dhe mund t’i japin Europës nivele të rëndësishme autonomie energjitike. Janë pjesë e “pasurisë” tonë europiane dhe duhet, si europianë, t’i shfrytëzojmë”.

“Shpallja e ZEE dhe delimitimi i tyre me shtete të tjera fqinje, është padyshim në juridiksionin e shteteve kombëtare. Por Bashkimi Europian mund të inkurajojë, të mb ështesë dhe të përlehtësojë vendet anëtare, kështu që shpallja e ZEE nga ana e tyre të bëhet në shpejt, dhe delimitimi i plotë të përfundojë me siguri”.

“Na kanë përçarë shumë gjëra në të kaluarën, tashmë është koha të mblidhemi rreth diçkaje që na bashkon.

Jemi torturuar për shumë kohë nga kriza, tanë është koha të ngremë kokën me dçka që na ofron perspektivë shrpresëdhënëse për të ardhmen”, theksoi kryeministri Antonis Samaras.

 

© ANA-MPA

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: