Σχολιάστε

Arrestohet shqiptari për vrasjen e çiftit të të moshuarve

newego_LARGE_t_1101_54198344_type12128

Një shtetas shqiptar i moshës 30 vjeç është arrestuar para pak nga policia greke, i akuzuar për vrasjen e një çifti të moshuarish grekë, 73 dhe 72 vjeç. Vrasja ka ndodhur në fshatin Ktismata, pranë kufirit me Shqipërinë.

30 vjeçari u arrestua teksa po ecte me këmbë në kliometrin e 7-të të rrugës nacionale Janinë- Athinë. Sipas policisë, ai e ka pranuar kryerjen e vrasjes, me motiv vjedhjen, ndërsa ka pohuar se ishte liruar para te muajsh nga burgu i Nafplios, ku kishte vuajtur dënimin me akuzën e vjedhjeve të njëpasnjëshme.

Mbrëmjen e të shtunës, ai kishte mësyrë në kafenenë e fshatit Ktismata, rreth orës 22,00 dhe kishte kërkuar para, duke kërcënuar me një granatë që e pat lënë mbi tavolinë, ndërsa mbante në dorë edhe një granatë tjetër.

Më pas ai kishte shkuar në një banesën në fshat, ku kishte marrë sa pare kishte gjetur, ndërsa të zotët e shtëpisë kishin njoftuar policinë.

Ndërkaq, një aksident automobilistik, që ndodhi në qendër të Janinës duke u gdhirë e diel, i ka çuar forcat e policisë tek gjetja e çiftit që kishte humbur jetën, pas goditjeve sende të forta në kokë. Personi që ngiste automjetin e braktisi atë pas përplasjes në murin e një godine, dhe u largua në drejtim të paditur ndërsa mjeti rezultoi i vjedhur dhe se pronar i tij ishte 73 vjeçari i vrarë në fshatin Ktismata, bashkë me të shoqen.

MPA

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: