Σχολιάστε

Ndërtimi ka thelluar krizën

Pallate-ne-ndertim

Të dhënat e fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave dhe Banka e Shqipërisë tregojnë se ndërtimi është sektori që ka thelluar më shumë krizën në ekonominë shqiptare. 

Vitin e kaluar ndërtimi u tkurr me rreth 17 përqind krahasuar me një vit më parë. Llogaritjet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm për shkak të rënies së ndërtimit rritja ekonomike e vendit është ngadalësuar afërsisht me 2.1 pikë përqindje gjatë 2012-ës. E thënë ndryshe, nëse ndërtimi nuk do të binte në këto shifra, rritja ekonomike e Shqipërisë vitin e kaluar do të ishte afër 4 përqind.

Që pas vitit 2009, prodhimi është ngadalësuar në të gjithë sektorët e ekonomisë. Por në ndërtim rënia ka qenë drastike duke e shndërruar atë në sektorin me ndikimin më të madh në ngadalësimin e ekonomisë.  Ekspertët thonë se kjo ishte e pritshme.

Përpara krizës ndërtimi ishte kontributori më i madh i rritjes ekonomike në Shqipëri. Në vitin 2008, pesha e tij në prodhimin kombëtar arriti rekordin historik 15.8 përqind. Për disa ekspertë sektori po merrte trajtën e një flluske, ndërsa Banka Botërore në atë kohë paralajmëroi se rritja ekonomike e bazuar fort tek ndërtimi ishte e paqëndrueshme.

Tre vitet më pas, paralajmërimi u vërtetua. Për shkak të rënies së fortë pas 2009-ës, madhësia e ndërtimit në ekonominë kombëtare është reduktuar në 10 përqind. Ndonëse ishte e pritshme në afat më të gjatë, ekspertët e Bankës Botërore vërejnë se kriza e ka përshpejtuar tkurrjen e ndërtimit, sipas tyre pa i lënë kohë ekonomisë që ta kompesojë këtë me orientimin e prodhimit drejt degëve të tjera të ekonomisë.

/ Top Channel

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: