Σχολιάστε

Rriten eksportet

EKSPORTET-25_5

 

Eksportet shqiptare u rritën për të katërtin muaj rresht në prill. Instituti i Statistikave njoftoi se muajin e kaluar të udhëhequra nga tekstilet dhe materialet e ndërtimit, eksportet në tregjet e huaja u rritën me 14.5 për qind, krahasuar me prillin e një viti më parë. 

Në total si katërmujor  eksportet këtë vit janë 16.5 për qind më të larta se vitin e kaluar, ose rreth 10 miliardë lekë më shumë. Në katër muajt e parë të këtij viti rritja e eksporteve i dedikohet kryesisht zërit minerale, nafte dhe energji.

Në total shitjet e këtyre tre artikujve jashtë janë rritur këtë katërmujor me 8 miliardë lekë krahasuar me të njëtën peirudhë të një viti më parë. Por ky nuk është grupi i vetëm. Shifrat tregojnë se edhe industria e fasonit dhe ajo e materialeve të ndërtimit ka patur këto katër muaj një ecuri të mirë.

Madje për herë të parë, pas tre muajsh rënie, në prill edhe eksportet e artikujve bujqësor u rriten me afro 38 për qind. Që pas vitit 2009, eksportet shqiptare kanë qenë në rritje të vazhdueshme dyshifrore pavarësisht krizës së thellë të Eurozonës, që është dhe partneri më i madh tregtar i vendit. Sipas Bankës së Shqipërisë, më konsumin e brendshëm në rënie kane qenë pikërisht eksportet ato që gjatë kësaj kohe kanë udhëhequr rritjen ekonomike duke shmangur rënien e ekonomisë në recesion.
/ Top Channel

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: