Σχολιάστε

SHBA: Mos prekni zgjedhjet

moore-bashkbisedimi

 

“Nëse përfundimi i zgjedhjeve të 23 qershorit do të shoqërohet me dhunë, ateherë Shqipëria futet në një kurs përplasje me Shtetet e Bashkuara”. Ky është paralajmërimi i Jonathan Moore në përfundim të vizitës dyditore në Tiranë. 

Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, konkluzionet e qëndrimit në Shqipëri i ka ndarë me një grup analistësh të medias.

Takimi në ambasadën amerikane nuk është filmuar, por të pranishëmve u është lejuar të raportojnë se çfarë është diskutuar me zotin Moore. Natyshëm, interesi më i madh i analistëve dhe adresimi i pyetjeve lidheshin me proçesin zgjedhor.

“Kemi rifreskuar pozicionin për proçesin zgjedhor. Kam thënë që proçesi

Nuk jemi në kurs përplasjeje me Shqipërinë. Do jemi në kurs përplasjeje nëse do ketë dhunë pas zgjedhjeve

Jonathan Moore
Zyrtar i Departamentit të Shtetit, SHBA

është në dyshim tani. Them që ka edhe një hallkë tjetër që është Kolegji Zgjedhor. Çdo lloj shqetësimi për vjedhjen e zgjedhjeve është shumë serioz. Prandaj është ndërmarrë përpjekja në pasjen e një observimi rigoroz”, ka deklaruar Moore.

I pyetur nëse zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe mosdëgjimi nga Berisha i sugjerimeve dhe qëndrimeve të ambasadorit Alexander Arvizu e kanë futur vendin tonë në një kurs përplasjeje me SHBA, Moore ka dhënë këtë përgjigje: “Nuk jemi në kurs përplasjeje me Shqipërinë. Do jemi në kurs përplasjeje nëse do ketë dhunë pas zgjedhjeve”.

Një tjetër pyetje lidhej me tjetërsimin e deklaratës së Moore në vizitën e tij në prill, e cila iu shpërnda mediave ndërkombëtare nga Podesta Group, e cila lobon për llogari të qeverisë shqiptare. Ky ishte sqarimi i zotit Moore:

“Nje email ishte shpërndarë me një version të papërgatitur dhe të papërkthyer mirë. Por pas lajmit, zoti Podesta më ka kontaktuar personalisht dhe më ka kërkuar falje për këtë dhe më pas është shpërndarë një version i plotë i deklaratës sime”.

Moore i është përgjigjur edhe interesimit të analistëve që lidhet me temën e shumëdiskutuar të influencimit të Podesta Group në qëndrimet e Departamentit amerikan të Shtetit ndaj Shqipërisë. Moore ka përforcuar deklaratat e ambasadorit Arvizu që lidhen me premtimin e kryeministrit Berisha për të hequr vizat me SHBA.

“Sigurisht, ne i mirëpresim shqiptarët në SHBA, por ne i qëndrojmë 100% deklaratave të ambasadorit Arvizu, pasi për heqjen e vizave nuk bëhet fjalë as për tani dhe as në një të ardhme të afërt. Është një çështje kriteresh të përcaktuara nga Kongresi amerikan”, ka nënvizuar Moore.

Analisti dhe moderatori i emisionit “Top-Story” në Top Channel, Sokol Balla, i ftuar në bashkëbisedimin me zotin Moore, e komentoi atë si “Asgjë e re nga fronti amerikan”.

“Mbështesin ambasadorin, por jo deklaratat e tij”, tha Balla, sipas të cilit deklaratat e Moore me analistët dëshmuan rolin ndikues të Podestës ndër të tjerë faktorë, për ndryshimin e qëndrimit për KQZ-në.

E vetmja deklaratë ku u mbështet Arvizu, tha Balla, ishte ajo per vizat. Balla në komentin e tij thekson se pozicioni i Moore ishte në mbështetje të ambasadorit Arvizu për interesat amerikane, por jo për deklaratat e tij që i interesojnë Shqipërisë. / Top Channel

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: