Σχολιάστε

“Mos lejoni t’ju ndikojnë votën”

Komision-zgjedhor-duke-numeruar-votat-320x213 (1)

Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu apeloi për mos ta neglizhuar 23 qershorin duke theksuar se, “që një demokraci të funksionojë, pjesmarrja sa më e madhe të jetë e mundur në votime është një element që ka nevojë të rritet”. 

“Mos lejoni që të ketë ndikim në votën tuaj. Bëjini politikanët përgjegjës përballë jush, pasi proçesi i zgjedhjve është shumë i rëndësishëm”. Këtë mesazh ambasadori Arvizu e bëri gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Univeristetit të Tiranës.

“Informacioni është jetik për të ditur si do ta përdorësh votën tëndë. Vota është e shenjtë, hapi i parë është të qenit i informuar mbi partinë dhe kandidatët dhe më pas ata të marrin votën tënde. Gjithçka nis me pasjen e informacionit të duhur. Zëri juaj është vota juaj, vota juaj është zëri juaj. Ju mund të thoni thjesht jam një votues dhe nëse votoj nuk ka rëndësi. Sigurisht që ka rëndësi, pasi ka raste kur një votë e vetme merr shumë rëndësi. Në të shkuarën vetëm pak vota kanë bërë që një parti të shpallet fituese. Kemi shembullin në New Hampshire, ku në 1974 është ndarë vendi me dy vota. Dimë dhe rastin e Shqipërisë me 10 vota. Florida në vitin 2000 ka pasur ndryshim me 500 vota. Nëse ju nuk flisini, njerëzit do e marrin votën tuaj për të mirëqenë”, deklaroi Arvizu.
Arvizu për herë të parë ka folur edhe për njerëz që e urrejnë iniciativën e ambasadës amerikane Act Now, por pa specifikuar se cilët janë ata.

“Së bashku me disa kolegë në ambasadë kemi ndermarrë nismën Act Now, vepro tani. Jam me të vërtetë krenar për këtë nismë. Dua të jem i sinqertë me ju. Disa njerëz në Shqipëri e urrejnë atë. Ata e urrejnë ‘Vepro Tani’. Përse e urrejnë? Është shumë e thjeshtë. Me ‘Vepro Tani’, disa njerëz mendojnë se ne po ndihmojmë shoqërinë civile. Jo. Shoqëria civile mund të jetë mjeti. ‘Vepro Tani’ nuk është asgjë më shumë se sa të përpiqesh të bësh gjëra që zëri juaj të dëgjohet dhe të ketë vlerë. ‘Vepro Tani’ nuk ka asnjë lidhje me politikën, nuk mban kahun e njërës apo tjetrës palë. Cilitdo që nuk i pëlqen ‘Vepro Tani’, kjo më tregon se si ata ndihen për popullin shqiptar. Në cilëndo demokraci, edhe në SHBA, njerëzit të thonë, dhe unë jam zyrtar i qeverisë amerikane, mos beso se çfarë të thotë qeveria. Kjo nuk është këshillë e keqe. Si amerikan, unë përfaqësoj qeverinë dhe dua që njerëzit të besojnë atë që unë bëj, por si qytetar unë nuk besoj gjithçka që qeveria më thotë mua është e shëndetshme. Mos besoni gjithçka që ju thuhet pasi keni fituar të drejtën që të mendoni lirisht, të bëni zgjedhjet tuaja dhe jo të tjerët ta bëjnë atë”, nënvizoi Arvizu.

Kreu i misionit të BE-s në Tiranë, Ettore Sequi, ishe në të njëjtën linjë me ambasadorin Arvizu kur deklaroi se, të rinjtë duhet të jenë të mirëinformuar për ato që thonë politikanët.

“Mos harroni të votoni. Pjesëmarrja është e rëndësishme pasi studentët duhet ta përdorin votën për të ardhmen europiane. Të rinjtë duhet të jenë aktorë aktivë në jetën politike të vendit”, apaloi Sequi. / Top Channel

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: