Σχολιάστε

100 mijë kërkesa për bileta

80250

 

Kombëtari “Qemal Stafa” nuk plotëson as minimumin e kërkesave për ndeshjen që do të luhet nesër mes Shqipërisë dhe Norvegjisë.

100 mijë kërkesa, shumë të pakënaqur dhe shumë të tjerë që kanë siguruar në duar disa bileta dhe kanë nxituar më pas për t’i shitur ato në tregun e zi. Në krahun tjetër, veç sportëdashësve të zakonshëm, në garë për një vënd në stadium janë edhe personalitet “VIP”. Kërkesat janë të shumta, vënde në dispozicion shumë pak. Njerëz të sportit, artit, kulturës por pa harruar ata që janë pushtetarë dhe afër pushtetit duan një biletë apo një stol të rezervuar. Federata Shqiptare e Futbollit ka pasur një punë të jashtëzakonshme ditët e fundit, kërkesa të panumërta dhe punonjësit e saj janë detyruar t’i përgjigjen telefonatave minutë pas minute. Në dy sektorët “VIP” të “Qemal Stafës” ka vënd vetëm për më pak se gjysmën e kërkesave nga ata që mund të ulen në këto vënde.

Tribuna – Në  tribunat A dhe B pritet të ketë një numër të madh të afërmish nga futbollistët kuqezi. Lojtarët kanë marrë secili nga 4 bileta dhe familjarët e tyre do të jenë të shpërndarë në sektorin kryesor të impiantit kombëtar. Më tej, të konfirmuar janë edhe njerëz të njohur nga bota e sportit, artit dhe fushave të tjera të cilët kanë rezervuar një mundësi për të parë nga afër takimin e shumëpritur.

Kërkesa – Por veç personaliteteve të njohur, njerëz të zakonshëm janë gati të paguajnë shumë vetëm për të siguruar një biletë larg tribunave “VIP”. Nuk është e tepërt të thuhet në këtë moment, se tifoz kuqezi nga
Maqedonia, Kosova dhe shumë qytete të Shqipërisë duan të gjejnë një biletë por e kanë të pamundur. Kërkesa mund t’i ketë kaluar 100 mijë personat por tashmë do t’u duhet të mendojnë për zgjidhje të tjera alternative për të ndjekur takimin e shumë pritur që do të luhet nesër në orën 20:30 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: