Σχολιάστε

Toponimet, kalimi i emigrantëve në kufi, jo vetëm për zgjedhje

57559_14

 

Një marrëveshje verbale mes Drejtorisë Kufitare të Shqipërisë dhe Greqisë ka hapur “dritën jeshile” për kthimin pa afat të caktuar në Greqi, të qindra emigrantëve që do të shkojnë në Shqipëri nga dy pikat kryesore kufitare, Kapshticë dhe Kakavijë. 

Marrëveshja u arrit mbrëmjen e djeshme pas takimit të drejtorit rajonal të kufirit në Gjirokastër, Admir Abrija me drejtorin e kufirit të Janinës dhe drejtorin e kufirit të Epirit të Veriut.

Falë marrëveshjes, shqiptarët do të mund të udhëtojnë në atdhe, përmes Kakavijës dhe Kapshticës, dhe jo vetëm për zgjedhje sic u njoftua dy ditë më parë.

Gjatë takimit u diskutua edhe shtimi i sporteleve ditën e zgjedhjeve, ndërsa pika e e tretë e diskutimit, ishin dhe operacionet e përbashkëta policore.

Në këtë mënyrë merr fund, përkohësisht, kalvari i mundimeve të emigrantëve shqiptarë, për shkak të problemeve që ka krijuar shkrimi i toponimeve të vendlindjes së fëmijëve të lindur në Greqi, në pasaportat e tyre.

 

balkanweb.com

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: