Σχολιάστε

TAP, vendimi më 28 qershor

0ED54FCFF8F7A6F651F7D688B22E34E2

 

Ditët e fundit të qershorit do të jenë të mbushura me ngjarje që do të kenë ndikim përcaktues në të ardhmen e Shqipërisë. E gjithë vëmendja e opinionit është përqëndruar në datën 23 qershor, kur shqiptarët do të vendosin për qeverinë e tyre në katër vitet e ardhshme. 

Por, vetëm 5 ditë më vonë, në Kaukazin e largët do të merret një tjetër vendim kyç me pasoja të mëdha për ekonominë shqiptare dhe rolin e saj gjeopolitik. Revista e njohur ‘Europolitics’ shkruan se në 28 qershor, konsorciumi i Shah Denizit do të shpallë projektin fitues që do të transportojë gazin e Kaspikut në Europë. Në garë janë dy rivalë, projekti Nabuko dhe gazsjellësi tjetër transadriatik, i cili kalon përmes Shqipërisë.

Në lojë janë miliarda dollarë investime, por jo vetëm. Nëse Shah Deniz  përzgjedh gazsjellësin transadriatik, përfitimet për Shqipërinë do të jenë shumëfishe. Mijëra vende të reja pune, të ardhura shtesë në buxhet dhe gaz me çmim të ulët për konsumatorët. Por, veç përfitimeve ekonomike, gazsjellësi rrit fort rolin gjeopolik të Shqipërisë duke e shndërruar atë në një nyje të rrjetit europian të gazit.

Vetë drejtuesit e TAP shprehen optimistë, madje gati të sigurtë për fitoren e garës shumëvjeçare që tashmë po shkon drejt finishit.

/ Top Channel

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: