Σχολιάστε

“Big Brother” për zgjedhjet shqiptare

3AACC69AEFCBAF132F868F8EB210CB54

 

Atë që BE, SHBA dhe çdo partner ndërkombëtar kishte paralajmëruar prej kohësh, për një monitorim të rreptë të procesit të 23 qershorit, po konkretizohet në një ushtri të madhe vëzhguesish që janë akredituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri tani rreth 9000 të tillë të huaj dhe vendas, ndërsa ka ende kërkesa në proces shqyrtimi. 

Prane institucionit me te larte zgjedhor kane marre tashme akreditimin per te qene prezent te dielen neper qendra votimi dhe me pas ne qendra e numerimit te votave, te 27 ambasadat e Bashkimit Europian, te ambasadave te fqinjeve tane ne Ballkan, por edhe edhe te asaj ruse, ndersa numrin me te madh te vezhguesve plot 68 te tille kryeson Ambasada Amerikane. Kjo ambasade ka angazhuar edhe stafin e ambasadave amerikane ne rajon per te qene monitorues te procesit te kesaj te diele, praktike qe eshte ndjekur edhe nga ambasada te tjera qe stafet e tyre ne vendet afer Shqiperise i kane vene ne dispocion te monitorimit te zgjedhjeve shqiptare.
Ne krye te listes se akreditimeve te vezhguesve te ambasadave jane shefat e diplomacise se tyre. Ambasadoret kane kerkuar akreditim ne te gjitha zonat zgjedhore, çka nenkupton levizjen e tyre drejt çdo zone qe mund te paraqitet problematike gjate procesit, ndersa numri dy i ambasades amerikane dhe nje pjese e stafit te saj eshte instaluar ne Fier, qark te cilit selia e ëashington-it ne Tirane i ka dhene vemendje te vecante.

Ndersa ambasadat e BE kane perqendruar monitoruesit e tyre ne tre qarqe te tjera, Tirane, Vlore dhe Durres.

Nderkaq OSBE – ODHIR vijon te shtoje kerkesat per shtimin e numrit te vezhguesve, te miratuar ne kete mbledhje te rradhes. Ne te u miratuan gjithashtu edhe 23 vezhguesit e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, te cilen e kryeson Luca Volontè.Ndersa nuk do te mungoje te jete prezent si monitorues ne keto zgjedhje edhe Wolfgang Grossruck, zevendespresident i Asamblese Parlamentare te OSBE-se, nje emer i shumediskutuar ne Shqiperi si mik i Kryeministrit Berisha venerisht pas raportit te OSBE – ODHIR per zgjedhjet e 2009,  ku ai i ishte ne krye te vezhguesve.

Perpos numrit te larte te vezhguesve nderkombetare, nje rekord shenojne edhe ata vendas, rreth 8 mije. Ndersa nje interes te madh kane paraqitur edhe mediat nderkombetare per te qene prezente per procesin zgjedhor te se djeles, duke bere qe keto zgjedhje te konsiderohet si me te vezhguarat ne proceset e fundit elektorale.
/ Top Channel

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: