Σχολιάστε

Përfitimet e Shqipërisë nga TAP

tap_002_600

 

Një studim i universitetit prestigjoz të Oksfordit ka përllogaritur në shifra konkrete përfitimet që do të ketë ekonomia shqiptare nga ndërtimi i gazsjellësit Transadriatik. 

Sipas studimit, vetëm në fazën e ndërtimit që do të zgjasë nga viti 2015 deri në vitin 2018, gazsjellësi do të gjenerojë 157 milionë euro shtesë në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar dhe do të krijojë mesatarisht 2900 vende pune në vit. Por këto janë vetëm përfitimet direkte.

Studimi vë në dukje se ndërtimi do të ketë efekte zinxhir në krijimin e bizneseve të reja, që do përfshihen në aktivitete e lidhura me këtë industri. Kjo, sipas tyre, do të rrisë prodhimin kombëtar edhe me 110 milionë euro të tjera shtesë, duke krijuar edhe 3900 vende të reja pune.

Por efekti zinxhir i përllogaritur vazhdon, pasi studimi vlerëson se ekonomia do të përfitojë edhe nga shpenzimet e punonjësve të punësuar në projekt ose aktivitetet e lidhura me të. Sipas përllogaritjeve, efekti i tyre do të jetë një tjetër shtesë prej 110 milionë eurosh në prodhim dhe 460 vende të reja pune.

I gjithë ky efekt në ekonomi prek edhe Thesarin e Shtetit, duke gjeneruar sipas studimit 40 milionë euro të ardhura për buxhetin në periudhën 2015-2018. Këto janë përfitime vetëm për tre vitet e para të ndërtimit, ndërkohë që në 20 vjet ekspertët e Oksford përllogarisin se ekonomia shqiptare do të përfitojë deri në 1 miliardë euro shtesë në prodhim nga projekti.

Ekspertët: Zbutet kërkesa për energji, do të bien çmimet

Ekspertët e Entit Rregullator të Energjisë thonë se ndërtimi i gazsjellësit Transadriatik, i cili përfundon në 1 janar 2019, zbut përfundimisht problemet energjetike të Shqipërisë.

«Cilado që të jetë kërkesa fillestare në Shqipëri, TAP do ta marrë përsipër mbulimin e saj.Në shtesë të kësaj, vendimi i Entir Rregullator, ka parashikuar që TAP do të bëjë cdo dy vjet një vlerësim të tregut dhe nëqoftëse do të manifestojë që ka nevojë për më shumë gaz, atëherë do të rritet kapaciteti i pikave të gazit ekzistuese, ose do të shtojë pika të reja», tha Shkëlqim Bozdo, Komisioner i Entit Rregullator

Komisioneri i Entit sqaron se përdorimi i gazit ul deri në 30 për qind kostos që paguajnë aktualisht familjet për ngrohje apo dhe gatim.

«Nëse përdor direkt gazin për ngrohje, pa dyshim që gazi redukton 30 për qind të kostos», tha Bozdo.

Por furnizimi me gaz, pritet të zhvillojë edhe industrinë, duke u krijuar bizneseve mundësinë për energji me kosto të ulëta.

Gazsjellësi Transadriatik, i cili transporton gazin e Kaspikut në tregjet europiane, një investim rreth 40 miliardë dollarë, kalon përmes Shqipërisë dhe përfundon në Itali. Projekti u përzgjodh si fitues nga aksionerët e fushës gazmbajtëse të ‘Shah Denizit’ në Azerbajxhan, kundrejt rivalit tjetër ‘Nabuco’, i cili e anashkalonte Shqipërinë duke i hequr asaj përfundimisht mundësinë për të qenë pjesë e rrjetit botëror të gazit.  Për këtë arsye, prej vitesh Tirana zyrtare dhe Kryeministri në ikje Sali Berisha kane qenë një nga mbështetësit më të fortë të projektit në arenën ndërkombëtare, përmes lobimeve në Azerbajxhan por edhe në korridoret e Brukselit.

/ Top Channel

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: