Σχολιάστε

Skënderbeu kalon në raundin e tretë të Champions League

UEFA-Champions-League1

 

Skënderbeu ka bërë realitet ëndrrën duke shkruar historinë e klubit të tyre nëpërmjet një kualifikimi të pabesueshëm përballë azerëve të Neftci Baku.

Ekipi i Josës del kundrejt cdo parashikimi, dhe pas një maratone prej 120 minutash arrin të thyejë kundërshtarët e saj me një gol te Orelesit, që i jep krahë natës më magjike të futbollit korcar dhe e bën Shqipërinë që më në fund t’i gëzohet një suksesi të kampionëve të saj, shkruan Supersport.

Skenderbeu I ngrohur nga mbështetja e tifozerisë luan thjeshtë dhe pa presion dhe kjo duket dhe në lehtësinë me të cilën skuadra korcare ndërton aksionet e saj. Starti është disi i ngadaltë për të dyja ekipet, por kalimi I minutave ngroh këmbët e kampionëve të Shqipërisë, që brenda katër minutash koleksionojnë tre goditje këndi dhe dy raste. Në të 15-tën, Pejic ka mundësinë të shërbejë Likën por vonon pasimin dhe Bertuci përfiton duke spastruar zonën. Në të 20-tën, Gilman Lika bëhet sërish protagonist kur merr krahun e majtë e jep një top të artë në zonë për Sefën por Pejic nuk e kupton dhe prish aksionin. Janë minutat e Skënderbeut dhe Neftci e merr veten vetëm në të 40-tën, kur Platje provon nga jashtë zone por Shehi përgjigjet në apel. Starti i pjesës së dytë është fotokopje e së parës, me dy ekipet që ngacmohhen pak. Pas minutës së 60-të Skënderbeu tregohet ë agresiv por mungon pasimi i fundit që nxjerr te goli. Ndeshja duket se shkon drejt shtesës, por Shkëmbi kërkon ta evitojë atë me një goditje nga jashtë zone, të cilën e pret Stamenkovic.

Janë minutat e fundit dhe për Skënderbeun shanset për kualifikimin rrjedhin lumë. Fillimisht Mitreski del me të kuq, më pas Abazi nga dy hapa nuk arrin të devijojë topin në rrjetë, pas kthimit të portierit Stamenkovic nga goditja e Shkëmbit. Në shtesë, Skënderbeu është në superioritet numerik dhe korcarët përpiqen ta shfrytëzojnë atë, por korcarët performojnë një festival rastesh të humbura me Pejic, Tomic e Orelesin aq sa goli duket se është mallkim për Ujqërit e Dëborës. Në momentin kur ndeshja duket se do të shkojë drejt shtesës, Orelesi gjen goditjen fituese duke dërguar më në fund topin në rrjetë pas një siluri nga jashtë zone. Korca tundet e tëra nga emocionet. Skënderbeu është përpara dhe minutat e mbetura janë një festë që qyteti I kampionëve nuk do të donin të përfundote kurrë. Mbyllet me fitoren dhe kualifikimin e Skënderbeut, që bën historinë, duke kaluar për herë të parë një raund në Uefa Champions League, duke kënduar serenatën e tyre dhe në Europën e futbollit. Në raundin tjetër, ëndrra do të vazhdojë përballë kazakëve të Shakter Karakandi, që eleminoi në mënyrë surprizë Bate Borisov.

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: