Σχολιάστε

Censusi grek: 52.7% e të huajve në Greqi, janë shqiptarë

515B8BAFC7B6EA6776B4CDCDEB016C5B

 

Greqia ka publikuar të dhënat e Censusit të realizuar në vitin 2011.
Sipas këtyre të dhënave, rezulton se popullsia rezidente greke në vitin 2011 numëronte 10 815 197 njerëz, nga të cilët 49% janë meshkuj dhe 51% janë femra. 

Sipas Autoritetit grek të Statistikave, 9 903 268 njerëz kanë nënshtetësi greke, 199 101 janë qytetarë të BE, 708 003 janë qytetarë të vendeve të tjera dhe 4 825 rezultojnë pa shtetësi apo me kombësi të paqartë.

Nga të dhënat, përqindja më e madhe e të huajve që jetojnë në Greqi janë shqiptarët, pasuar nga bullgarët, rumunët etj. Kështu bëhet e ditur se shqiptarë janë 52.7% e të huajve, bullgarë 8.3%, rumunë 5.1%, pakistanezë 3.7% dhe gjeorgjianë 3%.

Bazuar në këto të dhëna, nëse numri i shqiptarëve llogaritet si 52.7% e 907 104 personave (që janë qytetarë të BE së bashku me qytetarë të vendeve të tjera), rezulton të jetë 478 043 persona.

Ndër të tjera në Census, mësohet se mosha mesatare e popullsisë rezidente në Greqi është 41.9 vjet, ku në ishullin e njohur turistik Mykonos paraqitet mosha mesatare më e ulët (37 vjet), ndërsa në Hariana më e larta (49 vjet).

Censusi ka edhe të dhëna lidhur me statusin martesor, familjet dhe karakteristika të tjera.

(Balkanweb)

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: