Σχολιάστε

Ku rrezikohet Shqipëria

5127a920ca049

 

Drejtoresha e Bankes Botërore për Europën Juglindore, Ellen Goldstein, e ka konsideruar konferencën e organizuar nga Partia Socialiste, «Shqipëria e Gjeneratës tjetër», si një pikënisje të mirë për t’u perballur me sfidat e ekonomisë. 

Duke vlerësuar idete e dala në konferencë ajo deklaron se ka dy sektorë, ku Qeveria e re duhet të përqëndrohet për të mos lejuar që vendi të bjerë në krizë.

«Ka dy fusha të cilave u duhet kushtuar rëndësi nga qeveria e re, e para është sektori i energjisë, i cili është në probleme të thella prej kohësh. Nëse ky sektor nuk do të menaxhohet siç duhet, mund të shkohet në një situatë që do të ishte shumë fatkeqe për qytetarët deri në kufizime energjie. Fusha tjetër është sektori financiar. Bankat në Shqipëri janë të mirëkapitalizuara dhe kanë fonde rezervë të mjaftueshme, për të mos u prekur nga kriza të shpejta. Por vitet e fundit kemi parë një rritje shumë të shpejtë të kredive të këqija, të cilat janë rritur nga 5 në 25 për qind. Nëse shtojmë edhe kategorinë tjetër të kredive të rrezikuara një e treta e portofolit të kredive në Shqipëri është nën standarde», tha Goldstein.

Zonja Goldstein mendon se përkeqësimi i cilësisë së kredive e kombinuar me sjelljen fiskale të Qeverisë gjatë viteve të fundit mund te frenojne rritjen ekonomike.

«E kombinuar me nivelin e lartë të huamarrjes publike gjatë viteve të fundit, kjo ka bërë që kredia për ekonominë të ngadalësojë në mënyrë dramatike. Dhe nëse duam që ekonomia të rikthehet sërish në rritje, kredia është element kyç», thotë Goldstein.

Ajo thotë se kjo situatë është rezultat i problemeve te hershme të pazgjidhura në vite, të cilat tani kërkojnë ndërhyrje urgjente. Për sektorin financiar veç forcimit të mbikëqyrjes ajo propozon një sërë masash të shpejta.

«Duhet që Qeveria të paguajë detyrimet e prapambetura ndaj biznesit sepse ky është një nga shkaqet e rritjes së kredive të këqija. Po kështu ajo duhet të hartojë një plan realist të shlyerjes së këtyre detyrimeve dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse, së pari do të provonte që Qeveria është e përkushtuar të mbajë angazhimet e saj dhe së dyti për të mbështetur komunitetin e biznesit e për të ndihmuar ekonominë shqiptare të rritet më shpejt», sqaron Goldstin.

Ndersa per krizen energjetike kerkohet nje nderhyrje e dyfishte me masa urgjente, por dhe nje plan afatmesem per te nxjerre sektorin perfundimisht nga kriza shumevjeçare.

«Së pari duhet të ketë disa ndërhyrje afatshkurtra. Fillimisht duhet të sigurohet energjia për sezonin tjetër përmes prodhimit vendas dhe importeve që mund të nevojiten. Së dyti, Qeveria duhet të lëvizë shumë shpejt për të hartuar një plan për të reduktuar humbjet në shpërndarje dhe për të përmirësuar arkëtimet. Së treti duhet të paguhen të gjitha detyrimet e institucioneve publike ndaj kompanive energjetike që ato të jenë më mirë financiarisht. Në periudhën fatgjatë duhen shumë më tepër reforma për t’u siguruar që Shqipëria të ketë një sektor energjetik të qëndrueshëm financiarisht dhe që të jetë i aftë të investojë për të rritur burimet», thotë Goldstein.

Sektori energjetik ne Shqiperi eshte zhytur ne nje zinxhir te ngaterruar borxhesh qe arrijne deri ne dhjete per qind e Prodhimit Kombetar, veçanerisht ne tre vitet e fundit, pasi Qeveria privatizoi kompanine e shperndarjes.
/ Top Channel

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: