Σχολιάστε

Emigrimi dhe krimi, oferta e politikës

Arrestohet-nj-shqiptar-pr-pjesmarrje-n-band-kriminalen-ndjekje-5-t-tjer_S

 

Le të mos mashtrojmë veten. Është diçka që nuk i përshtatet një populli me histori të shquar. Fakti që ne flasim për të “majtën” dhe për të “djathtën” e politikës shqiptare nuk është diçka më tepër se një marrëveshje formale midis nesh. Ato nuk ekzistojnë. Partitë shqiptare nuk janë gjë tjetër veç biznese me tituj politikë dhe në thelbin e funksionimit tyre ato janë kompani anonime. Ndërsa ne blejmë dhe konsumojmë programet e tyre politike me çdo rast zgjedhjesh elektorale,  i vjellim të nesërmen dhe i rikonsumojmë duke i përtypur në zgjedhjet e ardhshme me premtimet e reja.
Ato nuk ekzistojnë jo vetëm sepse nuk kemi kushtet objektive në të cilat do të lindnin krijesa të tilla, por edhe për një arsye të cilën si popull e fshehim thellë brenda vetes. Privimi i dëshirave dhe i lëvizjeve gjatë gjithë dekadave hoxhiste na transformoi, më lejoni ta them troç, në një popull të pangopur. Pasoja e kësaj ishte ndër të tjera edhe fakti se na bëri të aftë të konsiderojmë të natyrshme çdo lloj mënyre që dikush mund të shpiki për të krijuar pasuri. Prandaj dhe  legalizojmë një pushtet rrugaçësh i cili vret dhe ushtron dhunë ndaj qytetarëve tij në çdo mundësi. Një pushtet, armik i shoqërisë civile, armik i opozitës, dhe mbi të gjitha armik i betuar i qytetarëve tij. Prandaj dhe adhurojmë ndërgjegje të cilat në majën e piramidës së vlerave kanë vendosur fuqinë e lekut. Prandaj nuk reagojmë kur Shqipëria gëlltit fëmijët e saj.
Sado që të përpiqemi të presim dhe të shkëpusim realitetin tonë demokratik me sistemin e diktaturës hoxhiste nuk do t’ia arrimë. Ajo që duhet të kuptojmë është se ky sistem i pseudopluralizmit, i partive amorale dhe pa vlera, është ndërtuar mbi rrënojat e të shkuarës sonë të dhimbshme. Vetëm duke studiuar në thellësi dhe sistematikisht të kaluarën, do të na jepet mundësia të ndërtojmë një të ardhme me perspektiva dhe një të nesërme optimiste. Nëse ne trashëgojmë diçka nga diktatura komuniste ajo nuk është ateizmi, sepse shqiptari nuk ndaloi kurrë të besojë tek feja, megjithëse ajo u shpreh me formën e shqiptarizmit. Ajo e cila ne trashëgojmë ishte mosbesimi në vetvete.
Shqiptari humbi spontanitetin e tij, humbi dinjitetin e tij. Nuk është rastësi që sipas një sondazhi, të cilin e publikoi fondacioni Fridrih Ebert, 50% e të rinjve të vendit tonë preferojnë rrugën e emigrimit dhe punën jashtë shtetit se sa brenda tij. Kjo moshë, roli i së cilës është shtylla kurrizore e shoqërisë shqiptare tregon të ketë tendenca nënshtrimi dhe dorëheqjeje nga jeta dhe ëndrrat e saj, të paktën për sa i përket realizimit tyre brenda vendit. Politika shqiptare nuk i jep rinisë veç dy rrugëdalje: emigrimin dhe krimin. Pra konkludojmë se janë vendime politike ato qe lindin krimin dhe emigracionin, dhe vetëm me ndryshime politike mundë të ndryshojmë këtë realitet të dhimbshëm. Ajo që ngelet të rifitojmë, dhe pse jo ta krijomë nga e para, është vullneti për të përcaktuar të ardhmen tonë.
Saimir Lamaj
decoding-reality.blogspot.gr
* Ripublikim nga gazeta «Shekulli»

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: