Σχολιάστε

Historia e rrallë e shqiptarit, me dy gra, 25 fëmijë dhe 100 nipër dhe stërnipër

shqiptari_me_mbesa_shume

Ai sot nuk jeton, por ka lënë pas një histori të rrallë. Bëhet fjalë për Dalip Brahja nga fshati Librazhd-Katund, i cili ka mundur që të ketë dy gra, edhe pse një gjë e tillë nuk lejohej në kohën e komunizmit.

Por, nuk mbaron këtu, pasi me to ai ka bërë plot 25 fëmijë dhe arriti të kishte 100 nipër e stërnipër.

Historinë e rrëfen gruaja e tij e dytë, Ferideja”, për “Shqiptarja.com”.

Kam qënë 15 vjece, kam qenë vajzë e bukur, mos më shih sot që jam bërë gjyshe. Një ditë shkova të mprihja një vegël tek ai, Dalipi, ka qënë ustai i fshatit dhe në një çast ma bëri me sy. Kur shkova ta marr veglën, më tha se do të më merrte nuse. Ti je i martuar, i thashë, ke edhe fëmijë. Le të jem, m’u përgjigj, ti do të jesh nusja e vërtetë, shpirti i Dalipit. Ishte burrë i pashëm, punëtor, por edhe sevdalli i madh. M’u mbush mëndja dhe shkova, u bëra gruaja e tij, nisa një jetë të re, të pazakontë”, shprehet 62-vjeçarja.

Si moshë e kisha si nënë, por me Qamilen(gruan e parë të Dalipit), megjithëse kishim një burrë të përbashkët, shkonim si motra. Shkonim mirë se edhe Dalipi e mbante kandarin drejt, nuk ia hante hakun asnjërës. Kishim një harmoni, që nuk e kish familje tjetër në fshat.

“Flinte një natë me njërën, një natë me tjetrën. E dinim rradhën dhe i lëshonim vendin njëra tjetrës. Të dya mbeteshim shtatzanë, ka pasur raste që kemi lindur të dya njëherësh, madje kemi bërë edhe një çift binjakësh”, shprehet ajo.

Ferideja shprehet se regjimi komunist nuk kishte bërë zë për këtë martesë të dyfishtë, duke qenë se Dalipi bënte shumë punë për ta, duke qenë se ishte usta dhe u bënte vegla.

Ferideja vazhdon që të jetojë në fshat, 6 vjet pas vdekjes së Dalipit, ndërkohë që nusja e tij e parë, Qamilja, tashmë 80 vjeç, jeton në Librazhd.

Ndërkohë, fëmijët, nipërit dhe mbesat e Dalipit, janë shpërndarë në gjithë Shqipërinë, ndërsa disa prej tyre kanë emigruar.

 

burimi: gazeta tema

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: