Σχολιάστε

Parlamenti Europian miraton mekanizmin për rikthimin e vizave

Ε.Ε. 1

 

Parlamenti Europian miratoi propozimin, që në BE të vendoset mekanizmi për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza.

Pas dy vjet e gjysëm negociatash brenda BE parlamenti Evropian mori sot propozimin që në BE- të vendoset mekanizmin për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për vendet e treta, për të cilat ka dëshmi se shpërdorojnë lirinë e udhëtimit.

Fluksi i madh i të ashtuquajturve “azil-kërkues të rremë” nga vendet e Ballkanit Perëndimor është një arsye, pse disa vende anëtare të BE kanë këmbëngulur që ky mekanizëm të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërsa një numër i deputetëve të Parlamentit Evropian shohin në kthimin e përkohshëm të vitave vetëm një mënyrë për të mbrojtur qytetarët dhe regjimin e vizave të BE, ka edhe prej atyre, që e shohin atë si një “dënim kolektiv të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”, të instrumentalizuar politikisht.

Deputetët e Parlamentit Evropian, kanë qëndrime shumë të ndryshme. Ata të bllokut të djathtë konservator të partive popullore e mbështesin propozimin si një mënyrë për forcimin e sistemit të Shengenit dhe sigurisë së qytetarëve të BE. Socialdemokratët, liberalët dhe të Gjelbrit janë kritikë. Raportusja e PE për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, u bëri thirrje deputetëve të votojnë kundër këtij propozimi, të cilin ajo e karakterizoi si “të keq për të gjithë BE dhe fqinjët e tij”.

“Ekziston një rrezik i madh, që këtë mekanizëm të mund ta shfrytëzojnë qeveritë e disa vendeve si mjet për të marrë mbështetje politike kundër të ardhurve nga vendet fqinje. Këtu mendoj në radhë të parë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, për të cilët liberalizimi i vizave ka qenë një hap historik në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Me këtë ne rrezikojmë jo vetëm politikën e vizave, por edhe politikën ndaj fqinjëve“, tha ajo.

Të dhënat e fundit të Frontex-it dëshmojnë se numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor në BE po zvogëlohet. Ndërkohë në Bruksel mund të dëgjosh mendimin se qeveritë e këtyre vendeve janë duke bërë gjithçka për të penguar abuzimin e udhëtimit pa viza dhe se është në dorë të vendeve të zonës Shengen që ta reformojnë politikën e azilimit, të shkurtojnë procedurat dhe me këtë të mënyrë të evitojnë të gjithë ato, që në “kërkesën për azilimin” shohin mundësinë për përfitime materiale.

Pezullimi i regjimit pa viza fillimisht do të zgjaste gjashtë muaj dhe më vonë të pasohet nga një vlerësim i ri i situatës

/DW

 

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: