Σχολιάστε

Tre vjet bëjnë stërvitje mbi trupat e emigrantëve

metanasths-600x342

Vrasja e këngëtarit Paulo Fisa mëngjesin e të mërkurëspër arsye të bindjes të tij politike, nga një  anëtarë i partisë neonaziste Greke, Agimi i Artë, ra si «rrufe në qiellë të pastër» për shoqërinë greke. Me dhjetra demostrara u organizuan dje në lagjen Keracini të Athinës, ku ndodhi dhe vrasja tragjike. Mbi 10.000 demostrues dhanë prezencën e tyre në një manifestim antifashisht nga më të mëdhenjtë që ka njohur Athina.

Gjatë 3 viteve të fundit që kjo parti u shfaq fuqishëm në skenën politike greke, si rezultat i krizës ekonomike dhe tendencën e një pjese të popullsisë greke të «dënoi» sistemin politik aktual, anëtarët e kësaj partie  kanë kryer me dhjetra sulme. Viktima të simpatizantëve të kësaj partie kanë qënë  grupe minoritare të shoqërisë greke, të tilla si gay, roma, dhe “sigurisht” emigrantët që jetojnë në Greqi.

Qindra emigrantë kanë rënë pre e sulmeve rraciste nga simpatizantë dhe anëtarë të Agimit të Artë. Biles patëm dhe viktima, emigrantë të cilën u vranë barbarisht vetëm pse janë të një kombësie apo ngjyre tjetër. Është vërtetë shokuese deklarata e doktorit të Spitalit Shtetërorë të Përgjithëshëm të Nikeas, Papanikolau Panagiotis,  i cili deklaroi se «Doktorët e spitalit të Nikeas kemi këtu e tre vjet që denoncojmë me dhjetra raste emigrantësh që vijnë në spitalin tonë në gjëndje të rëndë për shkak të sulmeve rraciste. Tre vjet bëjnë stërvitje mbi trupat e emigrantëve që na i sjellin në spital. Dhe sigurisht që asnjeri nuk dënohet për këtë gjë».

Shoqëria greke po drejtohet me vrull në prehrin e fashistëve, të cilët  janë të famshëm për urrejtjen e tyre ndaj emigrantëve dhe nga disa veprime “altruiste” të cilat i drejtohen vetëm bashkëatdhetarëve tyre. Gjithësesi fakt i padiskutueshëm është  se reflekset e shoqërisë greke u treguan të ngadalta kur djemtë me bluza të zeza të Agimit të Artë sulomonin emigantë ose grupet e lartëpërmëndura, por pas ngjarjes në fjalë reagimet janë më të fuqishme, sikurse një jetë vlerëson më tepër se një tjetër.

 Shoqëria greke duhet mësë fundi të  kuptoi se kjo parti nuk është vetëm kundra emigrantëve që i karakterizon si njerëz të ulët, kafshë, që «helmojnë qiellin e pastër Helen (!), por që është kundra çdo njeriu që nuk përputhen me ideologjin e tyre.

Kjo parti është kundra demokracisë, dhe po shfrytëzon të drejtat që i jep demokracia për ta shkelur atë.

 

 

albanians.gr

 

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: