Σχολιάστε

Unioni Ballkaniko-Perëndimor

western-balkans-2

 

Në muajin maj qeveria malazeze propozoi një koncept të ri bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të përfshihet  Mali i Zi, Serbia, Kosova (në bazë të rezolutës 1244 të KS të OKB dhe sipas parimit të neutralitetit ndaj statusit), Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina. 

Të gjashtë vendet, duke iu referuar nismës së ministrit të jashtëm malazez, Igor Luksiç, do të ecnin me një hap drejt integrimit euro-atlantik. Inisiativa e Malit të Zi, që sipas shumë mediave ballkanike të kujton një model të vjetër tashmë të shpërbërë, atë të ish-Jugosllavisë, do të diskutohet të enjten në Nju Jork, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Inisiativa parashikon krijimin e një parlamenti me 10 përfaqësues nga çdo shtet dhe policie të përbashkët të gjashtë vendeve të Ballkanit. Kjo do të quhet “BalPol” dhe detyra e saj kryesore është lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm. Dokumenti, në formën e një “letre pune”, iu është dorëzuar qeverive të vendeve që parashikohen të jenë pjesë e kësaj inisiative. Diskutimi i vetëm zyrtar rreth saj, siç mësohet, është bërë më 16 korrik në Përzhno, ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Ministrive të Jashtme të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë,  Bosnjes dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës, në nivel drejtorësh politikë, të cilët kanë shprehur pëlqimin e tyre për nismën e Podgoricës.

Reagimet kanë qenë të shumta rreth kësaj dhe shumë analistë sugjerojnë fillimisht përmirësimin e bashkëpunimit në fusha si: ekonomia, kultura, energjitika dhe më pas zbatimin e këtyreve ideve. Mali i Zi, që është iniciator i nismës, argumenton se përmes unionit, vendet e Ballkanit Perëndimor do ta kenë më të lehtë rrugën drejt BE-së deri në anëtarësim të plotë.

Komentet kanë qenë të shumta, madje ka patur nga ata që e kanë cilësuar nostalgji për ish-Jugosllavinë e dikurshme, por për Podgoricën kjo është një tezë e gabuar sot në 2013-ën.

Bushati: Shqipëria, qasje të kujdesshme

“Nesër do të ketë një takim të posaçëm të ministrave të vendeve respektive për këtë çështje. Iniciativat rajonale shpesh duartrokiten nga partnerët ndërkombëtarë, por nga ana tjetër Shqipëria do të jetë një qasje të kujdesshme pasi të tilla iniciativa në rajon janë të shumta. Duhet të shohim efektivitetin e tyre në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, deklaroi ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, në një lidhje telefonike me Top Channel.

Më tej, Bushati shtoi: “E rëndësishme për ne është që nisma të tilla të mos izolojnë vendet që nuk janë anëtare të BE-së. Në këtë kontekst do të jetë edhe përgjigja jonë për këtë nismë.”

/ Top Channel

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: