Σχολιάστε

Arrestohen drejtuesit e Agimit të Artë

nazistetgreke

 

Policia greke ndërmori një operacion masiv në orët e para të ditës së shtunë duke prangosur disa prej drejtuesve të partisë neonazistë “Agimi i Artë”. 

Gjykata e Lartë e Greqisë ka dhënë në mëngjesin e së shtunës  urdhër-arreste për 36 funksionarë të kësaj force politike dhe u janë hedhur prangat  pesë anëtarëve  të saj ,midis tyre Nikos Mihaloliakos lideri i kësaj partie si dhe numrit dy të saj ,zëdhënësi i partisë, Ilias Kasidhiaris

Mësohet se në urdhër-arrestet e tjera përfshihen edhe emrat e katër prej 18 deputetëve  të tjerë të partisë neonaziste, ndërsa është në zhvillim operacion i policisë për gjetjen dhe arrestimin e personave të tjerë.

Ky zhvillim i ri ndodh në momentin më kulmor të një hetimi ligjor që ka filluar në Greqi me kërkesë të qeverisë, për akte të mundshme kriminale nga partia neonaziste Agimi i Artë.

Në këtë hetim përfshihen edhe lidhjet e kësaj force politike me anëtarë të policisë greke, ndërsa sindikalistët e forcave policore përpiqen t’i hedhin fajin qeverisë për dështimin e luftës ndaj neonazistëve.

Një ditë më parë Shefi i Departamentit të Kundërspiunazhit grek, i cili kishte edhe përgjegjësinë e hetimeve të veprimtarisë së Agimit të Artë është shkarkuar nga detyra pasi është zbuluar se është i afërmi i një prej deputetëve të kësaj partie.

Gjithashtu, emri i tij është përfolur edhe gjatë një hetimi tjetër për çështjen e rrëmbimit të disa emigrantëve nga Pakistani disa vite më parë.

“Ata duan që përgjegjësite dhe fajin për gabimet dhe të metat e sistemit politik që ka lejuar të fuqizohet Agimi i Artë t’i hedhin mbi kurrizin e punonjësve të policisë”, deklaroi Nikolaos Rigas, sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së Policisë.

Me një retorikë nacionaliste, duke kundërshtuar masat ekstreme të kreditorëve të Greqisë, duke shpërndarë ushqime falas vetëm për grekët e varfër dhe duke ushtruar dhunë mbi emigrantët, Agimi i Artë u bë forca e tretë politike në vend. Por disa ditë pas vrasjes së muzikantit grek antifashist Pavlos Fissas nga një anëtar i kësaj partie, ajo ka humbur të paktën 40% të mbështetësve në sondazhet e fundit.

/ Top Channel

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: