Σχολιάστε

BE mbyll kufijtë për emigrantët grekë

E2392A3605AEFAE195CF6AC6B087B434

BE po përgatitet të mbyllë kufijtë për grekët që kërkojnë të gjejnë një vend pune jashtë Greqisë. Duke parë rritjen e valës së madhe të mijëra grekëve të papunë, që në tre vitet e fundit kanë vërshuar në vendet e Europës qendrore dhe veriore, Kolegji i Komisionerëve ka shqyrtuar një propozim të bërë nga Britania, Holanda dhe Suedia, ndërsa është marrë edhe pëlqimi i Gjermanisë. 

Sipas këtij propozimi, BE duhet të marrë masa të rrepta për të vendosur një limit të numrit të emigrantëve nga vendet e varfëra të jugut si Greqia, Spanja, Italia, Portugalia, Bullgaria dhe Rumania.

Pasi çështja ka marrë përmasa, ajo është kundërshtuar nga komisionerja greke e Politikës Detare dhe Peshkimit, Maria Damanakis, por duket se një sërë komisionerësh të tjerë kanë mbështetjen e vendeve të Europës veriore që kërkojnë ligje më të ashpra për këtë problem, pasi qeveritë e tyre ndodhen nën presionin e një numri të madh emigrantësh për arsye të krizës ekonomike.

Ndërkohë, sipas një raporti të fundit të hartuar në Greqi nga Sistemi i Kontrollit dhe Pagesës së Pensioneve, vijnë në dritë shifra tronditëse. Greqia konsiderohet vendi i pensionistëve dhe i të papunëve. Rreth 7.5 milionë grekë nuk janë në marrëdhënie pune.

Prej tyre 1.4 milion janë të papunë, 3.3 milionë janë popullsi joaktive ekonomike dhe 2.7 milionë janë pensionistë. Në marrëdhënie pune janë vetëm 3.6 milionë, dmth. një në tre vetë.

Sipas raportit të fundit tremujor të BE për emigracionin, janë të paktën 400 mijë grekë që mendojnë të emigrojnë në 12 muajt e ardhshëm në vendet perëndimore, një shifër nga më të lartat e shteteve të varfëra anëtare të Unionit. / Top Channel

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: