Σχολιάστε

Venizelos në Tiranë për zgjidhjen e problemeve Greqi-Shqipëri

det_venizelos4239

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kjo do të jetë vizita e tij e dytë në Tiranë.

Venizelos do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe kreu i Parlamentit, Ilir Meta. Gjithashtu ai do të takohet me kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe të PBDNJ-së, Vagjel Dule.

Gjatë qëndrimit në Shqipërisë, Venizelos do të zhvillojë dhe një takim me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,Anastas Janullatos.

Venizelos vjen në Tiranë në një kohë kur, Greqia do të marrë pas pak muajsh Presidencën e BE-së por gjithashtu i paraprinë vizitës së Presidentit, Karlos Papulias, vizitë e cila është parashikuar të zhvillohet më 4-5 nëntor.

Në qendër të diskutimeve të tij do të jenë marrëdhëniet bilaterale, pezullimi i ratifikimit të marrëdhënieve për kufirin detar dhe problemet për njohjen e marrëveshjes së arritur mes dy vendeve në vitin 2009. Gjithashtu do të diskutohet për projektin e TAP-ut, minoritetin grek, çështjen e emigrantëve shqiptarë (njohjen e të drejtës së pensionit), marrëdhëniet ekonomike, problemet biletarale (pasaportat shqiptare ku emrat grek nuk janë shkruar në gjuhë ndërkombëtare por në shqip).

/Shekulli Online

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: