Σχολιάστε

Thaçi-Rama-Erdogan takohen në Prishtinë

 

Përurohet sot hapja e terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku me ftesë të kryeministrit Thaçi do të jenë të pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Turqisë, Recep Taip Erdogan. 
rama_865163494
Aeroporti i është dhënë me koncesion konsorciumit turko-francez, “Limak Aeroport de Lyon” në vitin 2010 dhe kontrata është 20-vjeçare.

Terminali ka një sipërfaqe prej 42 mijë metrash katrorë dhe i gjithë investimi ka kapur vlerën e rreth 130 milion eurove.

Tre kryeministrat do të zhvillojnë një takim të përbashkët ku në qendër të tyre do të jetë forcimi i bashkëpunimit. Qeveria e re shqiptare ka përcaktuar edhe Turqinë mes 3 partnerëve strategjikë të vendit, ndërsa është premtuar avancimi në marrëdhëniet me Kosovën nëpërmjet reformave në të gjitha fushat e bashkëpunimit për ta thelluar këtë bashkëpunim.

Pjesë e axhendës së kryeministrit turk është edhe një vizitë në qytetin e Prizrenit, ku do të shoqërohet edhe nga dy kryeministrat shqiptarë, Thaçi e Rama.

/ Top Channel

Σχολιάστε