Σχολιάστε

Peleshi në Athinë, takim me Venizelos

ÁÈÇÍÁ-ÓõíÜíôçóç ÁíôéðñïÝäñïõ ÊõâÝñíçóçò êáé ÕÐÅÎ Åõ. ÂåíéæÝëïõ ìå ôïí Áíôéðñüåäñï ôçò ÊõâÝñíçóçò ôçò Áëâáíßáò N. Peleshi.(EUROKINISSI-ÊÙÓÔÁÓ ÊÁÔÙÌÅÑÇÓ)

Zv.kryeministri shqiptar, Niko Peleshi u prit sot në Athinë nga homologu i tij grek dhe njëkohesisht ministër i Jashtëm i Greqisë, Evangjelos Venizelos. 

Venizelos theksoi tre urat e marrëdhenieve shqiptaro-greke, ku sipas tij, Greqia dhe Shqipëria lidhen me marrëveshjen e fqinjësisë së mire dhe protokollet që ajo ka parashikuar për përmirësimin e jetës së shtetasve në dy anët e kufirit, rruga europiane e Shqipërisë, ku Athina luan rol protagonist në mbështetje të kauzes europiane të Shqipërisë.

E rëndesishme për të dy vendet është dhe aleanca jonë si anëtarë të NATO-s, theksoi Venizelos.

«Mirëpres në Athinë zotin Peleshi. Kjo vizitë është në vazhdim të asaj që unë pata pak javë më parë në Tiranë e pason edhe vizitën e presidentit Papalulias atje. Greqia i jep rëndësi të veçantë marrëdhënieve të saj me Shqipërinë. Ne do ta ndihmojmë fqinjin tonë në rrugën europiane. Do të bashkëpunojmë me të  për një sërë projektesh, ku padyshim ato energjitike do të kenë përparësi. Të dy vendet duhet të ndërtojnë gazsjellesin «TAP». Vlerësojmë se është një projekt gjigand në favor të dy vendeve tona.  Me zotin Peleshi folëm, u fokusuam mjaft në planet energjitike. Greqia dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë në këtë drejtim. Së bashku do të marrim pjesë në projektet prodhuese dhe shpërndarëse të energjisë në rajonin e Mesdheut», deklaroi Venizolos.

Edhe zv.kryeministri shqiptar, Niko Peleshi theksoi prioritetin që Tirana zyrtare i jep marrëdhenieve me Greqinë.

Ai vlerësoi rolin e Greqisë në rrugën europiane të Shqipërisë. Peleshi falenderoi homologun grek për ndihmën që Athina i jep Shqipërisë në një sërë projektesh, ku pa dyshim ato energjitike kanë rëndësi të veçantë.

Greqia do të japë për ndertimin e Teatrit Kombetar të Shqipërisë, 2.5 milionë euro, si dhe konsulencë për ruajtjen e pasurisë kulturore të Shqipërisë me projekte dhe kunsulte greke në këtë drejtim. / Top Channel

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: