Σχολιάστε

Moody’s paralajmëron Shqipërinë

0,,16076166_303,00

 

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s konstaton se gjendja e financave publike të Shqipërisë është përkeqësuar duke vënë në rrezik vlerësimin e borxhit publik nëse Qeveria nuk do arrijë të ndalë përkeqësimin e treguesve fiskal. 

Në një raport të publikuar një ditë më parë, Moody’s paralajmëron se vlerësimi i borxhit të Qeverisë shqiptare tashmë është i kushtëzuar nga sfidat e mëdha fiskale të vendit, borxhi publik në rritje dhe ngadalësimi i fortë i ekonomisë që pritet të vazhdojë edhe gjatë viteve në vijim.

Raporti, më negativi që nga koha kur agjencitë ndërkombëtare kanë filluar të analizojnë financat e Shqipërisë, nuk shërben për qëllime zyrtare vlerësimi por i drejtohet tregut. ‘Moody’s’ vëren se sfidat e borxhit të Shqipërisë pasqyrohen më së pari në përkeqësimin e ndjeshëm të financave të Qeverisë gjatë vitit të kaluar, që ka çuar në një borxh publik më të lartë se sa vendet e tjera, që kanë të njëjtin vlerësim si Shqipëria me gradën B1, e cila nenkupton nivelin te ulet besueshmerie.

Sipas gjigantit të financave, sfidat e borxhit publik të Shqipërisë, rëndohen edhe më shumë nga struktura e brishtë e financimit, për shkak të afatit të shkurtër të maturimit, bazës së ngushtë të atyre që investojnë në bono të Qeverisë, por edhe ekspozimi i lartë i sistemit bankar dhe vetë Qeverisë ndaj valutave të huaja.  Ndër pikat e forta financave, Moody’s vlerëson rezistencën e ekonomisë shqiptare ndaj krizës botërore të borxheve për shkak të stimulit monetar dhe fiskal. Po kështu, Agjencia thotë se vendi mund të përfitojë nga marrja e mundshme e statusit kandidat në dhjetor dhe ndërtimi i gazsjellësit TAP. Aktualisht Moody’s e vlerëson borxhin e Qeverisë shqiptare me B1. Sipas saj, ky vlerësim balancon pritshmëritë për statusin e vendit kandidat në BE me borxhin e lartë publik dhe dobësitë në tregun e brendshëm financiar.

Por sipas kompanisë ky vlerësim tashmë është i rrezikuar, nëse Qeveria në afatshkurtër do të dështojë për të ndalur përkeqësimin e treguesve fiskal. Ky mund te jete nje sinjal negativ per investitoret dhe institucionet kredituese te Qeverise shqiptare, te cilet mund te ngurrojne te investojne apo japin borxhe, per shkak te rriskut te deshtimit apo moskthimit te tij.
/ Top Channel

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: