Σχολιάστε

Arrestime në Universitetin e Elbasanit

αρχείο λήψης

Në një operacion të koduar me emrin premtimi, Sektori Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, në orët e para të mëngjesit të së martës, datë 26 nëntor 2013, ka bërë të mundur arrestimin në flagrance të shtetasve: Eljan Hoxha, 43 vjeç, banues në lagjen “Kala” Elbasan, me detyrë, Kancelar në Universitetin “Aleksander Xhuvani” Elbasan. 

Filip Qosja, 49 vjeç, banues në lagjen “Viserion Xhuvani” Elbasan, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike në Universitetin “Aleksander Xhuvani” Elbasan. Policia gjithashtu ka nisur hetimin per shtetasit Liman Varoshi, 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Rektor i Universitetit, “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe Fatma Spahiu, 37 vjeç, banuese në Elbasan Drejtoreshë e Zyrës Juridike në këtë Universitet.

Nga hetimet e Policisë ka rezultuar se Rektori i Universistetit, Liman Varoshi, në bashkëpunim me Kancelarin e këtij Universiteti, shtetasin Eljan Hoxha, kishin favorizuar vjehrrën e kancelarit duke i dhënë për të shfrytëzuar me qira një hapësirë brenda ambienteve të fakultetit Ekonomik të këtij Universiteti. Kontrata e lidhur ishte hartuar në favor të vjehrrës së kancelarit, shtetases Luljeta Xhuhani, pasi në të ishin parashikuar për shfrytëzim vetëm 60 metra katrorë, nga 165 metra që ishte në të vërtetë kjo hapësirë.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasja Luljeta Xhuhani, kishte rreth 7 vjet që e ushtronte këtë aktivitet në mjediset e këtij fakulteti, për lokal Bar-Kafe. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale kontratat e lidhura për 5 vitet e fundit, midis Universitetit “Aleksander Xhuvani”, të firmosura nga rektori Liman Varoshi dhe subjetit përkatës.Po kështu u ushtrua kontroll në mjediset e lokalit, nga ku u konstatua se shtetasja Luljeta Xhuhani bënte tregti në kundërshtim me ligjin, duke fshehur të ardhurat, duke mospajisur klientët me kuponin tatimor si dhe duke mos regjistruar punonjësit të cilët punonin si kamarierë.

/ Top Channel

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: