Σχολιάστε

Borxhi, reagojnë tregjet

MUDIS-BORXHI---19_14

Tregu financiar po jep sinjalet e para të reagimit ndaj kërkesës së lartë të qeverisë për borxh. Pak ditë më parë, Ministria e Financave tentoi të marrë 40 milionë dollarë borxh me afat dyvjeçar në tregun e brendshëm. Por bankat dhe individët financuan më pak se gjysmën e kësaj shume. 

Kjo është hera e tretë më radhë kur tregu nuk e plotëson të gjithë kërkesën e qeverisë për borxh afatgjatë. Rasti i parë u shënuar në tetor, kur Qeveria rriti huamarrjen e brendshme me 224 milionë dollarë shtesë, për të përballuar krizën e buxhetit, që sipas saj lanë pas demokratët. Që nga ajo kohë normat e interesit për borxhin dyvjeçar janë rritur nga 4.67 në 4.92 për qind, ndonëse mbeten sërish shumë poshte mesatares historike.

Burime nga Ministria e Financave thonë se kjo situatë është sezonale dhe lidhet me fundin e vitit. Por disa ekspertë mendojnë që mund të ketë edhe një shkak tjetër, që lidhet me kërkesën e lartë të Qeverisë për borxh. Me ndryshimin e buxhetit në tetor, huamarrja e brendshme shkoi këtë vit në 528 milionë dollarë. Përveçse një rekord historik, kjo shifër do të thotë se Qeveria ka marrë tre herë më shumë borxh në treg nga sa ka qenë rritja e depozitave në banka për dhjetë muajt e parë të vitit.

Por kërkesa për borxh e buxhetit nga tregu i brendshëm do të mbetet e lartë edhe për vitin tjetër, përkatësisht 458 milionë dollarë.

Për shkak të krizës së sektorit privat, Qeveria ka qenë komode në financimin e borxhit, veçanërisht vitin e fundit, ku normat e interesit kanë rënë në minimumin historik. Por rritja në këto nivele e huamarrjes së brendshme të Qeverisë një pikëpyetje jo të vogël. A mund t’i financoje tregu 1 miliard dollarë borxh të brendshëm në dy vjet, kur rritja e depozitave në banka thuajse është ndalur. Vetë ekspertët e Bankës së Shqipërisë pranojnë se kjo nuk do të jetë e lehtë.
/ Top Channel

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: