Σχολιάστε

Ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2013 vlerësohet me rënie prej 2,26 %

Χωρίς τίτλο

 

Sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto (V.B.SH) ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2013 vlerësohet me rënie prej 2,26 % kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2012. 

Ndikim në këtë rënie kanë dhënë të gjitha degët kryesore të ekonomisë duke përjashtuar atë të bujqësisë.
Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e tretë 2013 krahasuar me tremujorin e tretë 2012 shfaqën si më poshtë:

-Aktiviteti bujqësor në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë u rrit me 2,9 %.

-Grupi i industrive u ul me 4,6 % në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit
2012. Ndikimin kryesor në këtë rënie e pati industria përpunuese me rreth 7 %. Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit 2013 pati ulje prej 10 % krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012.

-Grupi tregti, hotele dhe restorante pati një rënie prej 3,4 % në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Në këtë grup, rënia me rreth 13 % e degës së hotele dhe restorante dhe degës së tregtisë me 1,6% patën ndikimin më të madh.
Aktiviteti i transportit në tremujorin e tretë të vitit 2013 u ul me 4,2 % krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

-Grupi i postë dhe komunikacionit u shfaq me rënie prej 1,2 % në tremujorin e tretë të vitit 2013 përkundrejt tremujorit të tretë të vitit 2012.

-Grupi i shërbimeve në tremujorin e tretë të vitit 2013 pati rënie me 0,5 % kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2012. Në këtë grup, sektori financiar, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia ndikuan pozitivisht, ndërsa rënia ndikohet nga ecuria negative e sektorit të pasurve të patundshme, rentës dhe aktiviteteve ndihmëse të biznesit ( aktivitete ligjore, të arkitekturës, inxhinierike si dhe konsulenca financiare komerciale etj ). Gjithashtu, ndikim negativ kanë patur edhe aktivitetet e tjera të shërbimit kolektiv, social, kulturor etj.

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: