Σχολιάστε

‘NYT’: Shqipëria, vendi që duhet vizituar

1501793_10152137920818151_462368879_n

 

“New York Times» publikon listën e destinacioneve për vitin 2014, një sygjerim që u shkon të gjithë lexuesve të gazetes prestigjoze amerikane, ku në vendin e katërt renditet Shqipëria. 

Në foton e bërë në afërsi të Porto Palermos, ku shihet nje person që shetit bregdetin me kajakun e tij, Tim Neville, nje gazetar i pavarur shkruan se pikërisht ketu gjen me të mirën e Europës.

Ai pyet: “Çfarë mund të ndodhë nese kombinoni bukurine e thepisur qe gjeni në bregdetin Dalmat të Kroacise, me rrenojat e nje Turqie apo Greqie te pazbuluar, e gjitha kjo e mbështetjellë me një natyrë të butë, karakteristike e Italise rurale, në një pjesë bregdeti të vetme? Shkeputuni dhe shkoni ne brigjet e Shqiperise. Vendi, me sipërfaqe sa Merilendi, mes Greqise dhe Malit te Zi ndodhet rreth 45 milje ne lindje te Italise, ne brigjet lindore te Adriatikut ku ka plazhe me gure gelqerore ne forme unazash, rrenoja antike si Butrinti dhe bujtina perballe detit, ku ju mund te qendroni me me pak se 50 dollare nata».

«Zhvillimet e shfrenuara- shpjegon Tim Neville- kercenuan shnderrimin e gjithe kesaj ne beton gjate viteve te komunizimit, por Qeveria e re qe mori detyren ne shtator premtoi per ruajtjen autentike te bregdetit. Shkoni në fshatet si Qeparo, brenda fushepamjes nga Korfuzi, ku mund te beni kajak ne tunelet e nendetseve te Luftes se Ftohte, te notoni prane kalave te braktisura dhe te vezhgoni dallgen tek ngrihet gjate nje dreke me peshk te fresket ne nje hotel qe quhet ‘Riviera’. Kjo eshte Europa, kur eshte e fresket dhe e lire».

Lista e destinacioneve per vitin 2014 nis me Cape Town te Afrikes Se Jugut, ne vendin e dyte renditet Krajstcerc ne Zelanden e Re dhe ne te tretin Bregdeti Verior i Kalifornise. Shqiperia le pas vende ne Europe; si Gjermania, Zvicra, Austria, Holanda, Suedia apo fqinjet si Greqia, Kroacia dhe Serbia.

/ Top Channel

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: