Σχολιάστε

safe_image

Me shumë ndryshime u votua në Komisionin Parlamentar projektligji i Kodit të Emigracionit.  Projektligji u mbështet nga Demokracia e Re, Pasok, ndërsa Siriza deklraroi se do të japë mendimin kur projektligji të kaloi për votim përfundimtarë. Dhimar u shpreh pro projektligjit ndërsa Grekët e Pavarur, Partia Komuniste dhe Agimi i Artë votuan kundër

Zëvëndësministri i Brendëshëm Leonidhas Grigorakos deklaroi se deri në votimin përfundimtarë të ligjit, do pranoi dhe ndryshime të reja që do propozohen.

“Kodi i Emigracionit zgjidh shumë probleme, por nuk i jep zgjidhje të gjithave problemeve të emigrantëve. Nuk do zgjidhim problemet e emigrantëve që ndodhen në gjithë Europën vetëm në një seancë parlamentare. Jemi të hapur në propozime ” deklaroi ndër të tjera zëvëndëministri i brendëshëm.

Siç doli në diksutimin që u bë të mërkurën në parlamentin grek  mes Përfaqësuesëve të emigrantëve dhe organizatave të emigracionit me përfaqësuesen e Siriza në komisionin parlamentarë për Kodin e Emigracionit znj. Vasiliki Katrivanou, partia opozitare në thelb është pro Kodit të Emigracionit por dëshiron të bëhen akoma më shumë përmirsime. Sipas znj. Vasiliki Katrivanou për partinë e saj çdo ligj që ndihmon njerëz është i mirëpritur.

Sipas ekspertëve të emigracionit dhe analistëve politik një pjesë e Siriza do votoi pro Kodit të Emigracionit kurse pjesa radikale e kësaj partie është kundra. Biles analistët shprehin shqetësimin se edhe një pjesë e Demokracisë të Re janë kundra këtij ligji. Sipas analistëve ka shumë mundësi ky projektligj të votohet me bashkpunimin e Demokracisë të Re, Pasokut , një pjesë të Siriza dhe Dhimar. Dy partitë opozitare konsiderojnë se ky projektligj është nga më të mirët që ka ardhur ndonjëherë në parlament për sa i përket çështjes të emigracionit. Pra sa pa gjë më mirë të mbështetet kjo përpjekje e qeverisë.

 

 

 

Burimi: Albanians.gr

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: