Σχολιάστε

Toponimet Zgjidhje deri më1 Janar 2015 Lëvizje e lirë e emigrantëve deri atë datë

pasaporta_665628179

Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë kanë rënë dakort  në Bruksel për mënyrën e zgjidhjes të problemit të TOPONIME.
Sipas një deklarate që u publikua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u konfirmua se mes qeverive të dy vëndeve u ra dakort të vendoset një monatorium i cili do jetë në fuqi deri më 1 JANAR 2015.

Qeveritë e dy vëndeve ranë dakort se është e nevojshme që toponimet të shprehen në një mënyrë uniforme, me qëllim që të shmanget konfuzioni që mund të krijohet nga format e ndryshme të përkthimit ose shqipërimit të emrit të një vendi të dhënë.

Përgatitja e dekumentacioneve dhe proçedurave duhet të jetë gati jo më vonë se data 1 Janar 2015.

Sipas monatoriumit deri atë datë , pra 1 Janar 2015,  lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve të cilët kanë problem me toponimet.

Përgatitja e dekumentacioneve dhe proçedurave duhet të jetë gati jo më vonë se data 1 Janar 2015.

Sipas monatoriumit deri atë datë , pra 1 Janar 2015,  lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve të cilët kanë problem me toponimet.

Më poshtë do të lexoni deklaratën e publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë

Deklaratë e përbashkët e Ministrave të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë mbi zgjidhjen e çështjes së toponimeve, Bruksel, 12 maj 2014

Gjatë takimit tonë të fundit në Selanik, më 8 maj 2014, në kuadër të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ne u përqendruam në trajtimin e çështjes së pasqyrimit të emrave gjeografikë (toponimeve) të njërit vend në dokumentet e vendit tjetër. Natyrisht, është e qartë se përdorimi i ekzonimeve, sipas praktikës së derisotme, nuk paragjykon sovranitetin apo integritetin territorial të vendit fqinj.

Sot në Bruksel, ne u pajtuam në mendimin se është e nevojshme që këto toponime të shprehen në një mënyrë uniforme, me qëllim që të shmanget konfuzioni që mund të krijohet nga format e ndryshme të përkthimit ose shqipërimit të emrit të një vendi të dhënë. Për këtë arsye, ne ramë dakord se një adresim tek katalogët zyrtarë që secili vend ka paraqitur tek mekanizmat përkatës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe, veçanërisht, standardet ICAO, janë mënyra më e sigurt dhe e duhur për zgjidhjen e kësaj çështjeje, që, megjithëse e thjeshtë, ka rezultuar me probleme të shprehura administrative për një numër të konsiderueshëm shtetasish.

Gjatë periudhës tranzitore, deri në përgatitjen e dokumenteve të reja, do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve në kufirin e dy vendeve bazuar në praktikën ekzistuese të “moratoriumit”. Ministrat angazhohen të ndërmarrin të gjithë hapat/masat ligjore dhe administrative për zbatimin e kësaj procedure, jo më vonë se data 1 janar 2015.

Burimi http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/deklarata-per-shtyp/deklarate-e-perbashket-e-ministrave-te-puneve-te-jashtme-te-republikes-se-shqiperise-dhe-republikes-se-greqise-mbi-zgjidhjen-e-ceshtjes-se-toponimeve-bruksel-12-maj-2014

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Φωτογραφία Google+

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Google+. Αποσύνδεση / Αλλαγή )

Σύνδεση με %s

Αρέσει σε %d bloggers: